Një vajzë pesëvjeçare ka ndërruar jetë nga inflamacioni i trurit në Klinikën për sëmundje të fëmijëve në Shkup.
Sipas informacioneve nga Klinika, vajza nga Shkupi është shtruar në spital para dy javësh për shkak të dhimbjes së fortë të kokës.
Ajo fillimisht u trajtua në repartin e neurologjisë, por javën e kaluar gjendja e tij u përkeqësua dhe u transferua në reanimacion, por siç thonë nga Klinika, me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor nuk arritën të shpëtojnë.
Nga Ministria e Shëndetësisë bëjnë të ditur se për këtë rast do të kryejnë edhe një kontroll të jashtëzakonshëm, pas së cilës do ta informojnë opinionin për gjendjen aktuale rreth trajtimit të fëmijës. Brenda një muaji, kjo është vdekja e tretë e një fëmije në Klinikën për sëmundje të fëmijëve.(INA)