“500 denarë për një dokument, kaq kushton “turpi” i njerëzve që marrin ryshfet”

Picture of INA
INA

17/06/2024

500 denarë kushton turpi i personave të cilët marrin ryshfet nga qytetarët, për të nxjerrë dokumente të gjendjes civile.

Kështu deklaroi mandatari për formimin e Qeverisë së re, Hristijan Mickoski. Derisa shpalosi emrin e Stefan Andonovit për ministër të ardhshëm të Shoqërisë Informatike dhe Transformimit Digjital, kreu i VMRO-së tha se ministri i ardhshëm ka plane dhe projekte ambicioze për digjitalizimin e institucioneve, me të cilat, do të luftohet krimi dhe korrupsioni, por edhe do të rritet transparenca.

“Të mos na ndodh sikur deri më tani për disa qindra denarë, të nxirret për shembull certifikatë lindje nga libri amë. Për fat të keq, qytetarët tanë dëshmojnë për lehtësues të tillë, të cilët lajmërohen në emër të njerëzve që punojnë atje dhe për hir të vërtetës ata lehtësues janë shumë të suksesshëm. Madje, njerëzit e mi të afërt kanë testuar dhe unë u habita se sa shpejtë i marrin ato dokumente, edhe pse u është thënë se duhet të presin me muaj. Flas për shumë, maksimum 500 denarë. Ja kaq kushton turpi i atyre njerëzve, dhe për fat të keq, ai është edhe turpi i tërë Maqedonisë”, deklaroi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Qeveria në ardhje, premton se do t’i digjitalizojë të gjitha shërbimet e institucioneve, të cilat do të jenë të qasshme me vetëm një klikim në internet, qoftë nëpërmjet kompjuterit apo telefonit të mençur. Në vitin e parë, planifikohet që të digjitalizohen regjistrat e gjendjes civile, ndërkaq prioritet do të kenë 12 shërbimet që kanë të bëjnë me lëshimin e certifikatave, dokumentet për fillimin e biznesit dhe marrjen e vërtetimeve nga institucione të ndryshme.

Gjithashtu, paralajmërohet edhe rikthimi i shërbimit, për regjistrimin e foshnjave të porsalindura në mënyrë elektronike. Nga ana tjetër, pos kësaj, paralajmërohet që të gjitha institucionet do të jenë të lidhura dhe do të komunikojnë mes vete nëpërmjet sistemeve elektronike, ndërkaq qytetarët do të kenë identitet digjital, i cili do të shfrytëzohet për nxjerrjen e dokumenteve të ndryshme.
Në ndërkohë, do të themelohet edhe Agjencia për Digjitalizim, të cilin e premtoi përbërja e kaluar qeveritare, por arriti deri në fazën e dorëzimit të ligjit në Kuvend. E njëjta do t’i mbledhë në një vend IT kuadrin të cilët do të jenë përgjegjës për përshpejtimin e transformimit digjital, trajnimin e tyre, por edhe mbrojtjen e institucioneve nga sulmet kibernetike.

Sipas raportit të fundi të Revizionit, procesi i digjitalizimit në vend është i ngadaltë, ndërkaq portali i cili jep shërbime elektronike nuk promovohet mjaftueshëm dhe përdoret shumë pak nga qytetarët. Prej vitit 2020 e këndej në këtë portal janë investuar mbi 13 milionë euro, por deri tani ka të regjistruar rreth 110.000 qytetarë dhe janë realizuar më pak se 65.000 shërbime elektronike. /Alsat.mk

TË FUNDIT
11 minuta
Ministri Durmishi vizitë në Prishtinë, takimi me Rizvanollin për bashkëpunim dhe prioritetet e përbashkëta
16 minuta
Fronti Europian: Anëtarët e Komitetit për marrëdhënie ndërmjet bashkësive u zgjodhën në mënyrë tinëzare
22 minuta
Dimitrieska-Koçoska: Nevojitej qasje e përgjegjshme, të gjitha detyrimet do të servisohen me ribalancin
27 minuta
Kërcënoi nënën, arrestohet një person në Tetovë
29 minuta
A do të kthehet trupi i Faton Hajrizit në Kosovë, ja çka tha sot Daçiqi nga Tabanoci

ME TE LEXUARA

1 ditë
Zëdhënësi i DASH-it: Kasanof do të angazhohet nga afër edhe me udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë
17 orë
Vrasja në Debresh, paraburgim për dy vëllezërit!
1 ditë
Një 26-vjeçar dyshohet se tentoi ta vriste kryetarin e komunës së Haraçinës
3 orë
“Spiun i Albin Kurtit”, Fetai flet për kritikat për pasurinë e tij: Levica vazhdimisht merret me mua
21 orë
ASH e Selës: Po luftohen disa kumarxhinj për t’i krijuar terren “kumarxhinjve të pushtetit”
29 minuta
A do të kthehet trupi i Faton Hajrizit në Kosovë, ja çka tha sot Daçiqi nga Tabanoci
1 ditë
Tërmeti ‘shkund’ Shqipërinë, ndihen lëkundje të forta në disa qytete
7 orë
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
1 ditë
Toshkovski: LSDM po mbron krimet e BDI-së! Do të nisim procedura ndaj të paprekshmëve

LEXO MË SHUMË

452791053_1077705377126167_1179331783632364108_n

Ministri Durmishi vizitë në Prishtinë, takimi me Rizvanollin për bashkëpunim dhe prioritetet e përbashkëta

IMG_0046

Fronti Europian: Anëtarët e Komitetit për marrëdhënie ndërmjet bashkësive u zgjodhën në mënyrë tinëzare

IMG_4179

Dimitrieska-Koçoska: Nevojitej qasje e përgjegjshme, të gjitha detyrimet do të servisohen me ribalancin

policia-tetoves-spb-mpb

Kërcënoi nënën, arrestohet një person në Tetovë

IMG_4698

A do të kthehet trupi i Faton Hajrizit në Kosovë, ja çka tha sot Daçiqi nga Tabanoci

IMG_4698

Daçiq për ish-ushatrin e UÇK-së Blerim Ramadani: Presim që të ekstradohet, është çështje e Maqedonisë së Veriut

Igli Hasani

Igli Hasani, kandidat për Sekretar të Përgjithshëm të OSBE-së

Saranda

Gazetari i medias gjermane DW tregon sa po kushton çadra në Sarandë dhe reagon ashpër

Sylvinho silvinjo

Mësohet paga e re e Sylvinhos te Shqipëria, prek milionin

INFO

NA NDIQ