51 veta u arrestuan gjatë natës në Shqipëri për vjedhje të energjisë elektrike

0

OSHEE dhe Policia e Shkodrës kanë ndërmarrë një super aksion. Sipas një njoftimi të OSHEE-së 51 persona janë arrestuar dhe proceduar penalisht gjatë natës duke u gdhirë dita e sotme, pasi akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike.

Te dhënat e fundit nga Drejtoria Rajonale e OSHEE-së në Shkodër tregojnë për një punë të vazhdueshme kundër abuzimit me energjinë elektrike.

Në dy javët e fundit, përfshi edhe të dhënat e datës 8 gusht, janë proceduar penalisht 51 abonentë, me akuzën e vjedhjes së energjisë elektrike në kundërshtim të plotë me ligjin.

Mbi 65% e vjedhjes së energjisë është konstatuar në zonat e Koplikut dhe të Bushatit dhe forma më e përdorur është furnizimi me linja të dyta jashtë matjes, si edhe përmes manipulimit të matësit.

OSHEE thotë se është e detyruar të përsërisë faktin se askush nuk kallëzohet në polici se është debitor ndaj faturave, por në zbatim të nenit 137 të Kodit Penal ndëshkohen ata persona që:

Vjedhin energjinë elektrike dhe dëmtojnë matësin.

Gjithashtu, “Çdo ndërhyrje tjetër e paligjshme dhe e paautorizuar në sistemin e matjes apo në rrjetin elektrik me qëllim përfitimi të paligjshëm, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim deri në tre vjet’, thuhet ne nenin 137.