56 për qind e zviceranëve janë për sanksione më të ashpra ndaj Rusisë

Iliria News Agency
Iliria News Agency

28 Shkurt, 2022

22 për qind mendojnë se sanksionet nuk janë në përputhje me neutralitetin e Zvicrës. Por, 56 për qind janë të mendimit se masat ekonomike përputhen plotësisht me neutralitetin

Ndryshe nga Këshilli Federal, shumica e zviceranëve janë në favor të vendosjes së sanksioneve kundër Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës. Ky është rezultati i një sondazhi në internet nga instituti kërkimor Link, i raportuar nga “SonntagsBlick”.

Pyetja e hapur e sondazhit ishte: Si mendon popullata? Bëhet fjalë për një sondazh përfaqësues, në internet ku janë pyetur i 1009 zviceranë.

Vetëm diçka më pak se një e katërta e njerëzve të pyetur janë kundër sanksioneve të tilla, transmeton albinfo.ch. Pjesa tjetër janë të pavendosur.

Më saktë: Vetëm 22 për qind mendojnë se sanksionet nuk janë në përputhje me neutralitetin e Zvicrës. Por, nga ana tjetër, 56 për qind janë të mendimit se masat ekonomike janë plotësisht në përputhje me neutralitetin.

Vetëm një e katërta e të anketuarve besojnë se Perëndimi duhet të ndërhyjë ushtarakisht.

Me 52 për qind, një shumicë e ngushtë absolute e të anketuarve janë në favor të qëndrimit që Zvicra të miratojë sanksionet e BE-së kundër Moskës, tranmseton albinfo.ch. Një çerek është kundër, një çerek tjetër është i pavendosur për këtë çështje.

Vërehet se rezistenca kundër sanksioneve të BE-së në mesin e të anketuarve korrespondon pothuajse saktësisht me përqindjen e votuesve të SVP-së, e cila mbron këtë qëndrim në lidhje me neutralitetin.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

shqiptaret diaspora shba

Mijëra shqiptarë morën pjesë në Ditën e Trashëgimisë Shqiptare në Kensico Dam Plaza

policia-itali

Sherr mes bandave në Itali, plagosen 3 shqiptarë

vetura kasamit zjarri

Zvicër: Gazetarit nga Gostivari, Kasam Selimit i digjet tërësisht vetura në autostradë

policia-italiane

Ngjarja e rëndë në Breshia të Italisë, viktima dhe autori nga Lezha

Rrahim musliu

Arrestohet mërgimtari në Serbi vetëm pse mbante flamurin kuq e zi

pasaporta-shqiptare

Pasaporta shqiptare do merret më lehtë, gati ligji i nënshtetësisë

avokatet shqiptaro - kanadez

4 vjet Shoqata e Avokatëve Shqiptaro-Kanadezë

vrasje

E rëndë në Itali/ Vritet me thikë 33-vjeçari shqiptar, arrestohet bashkatdhetari (EMRAT)

shkolla-nxenes-klasa

Nisin aplikimet për certifikimin e mësuesve shqiptarë në Diasporë

INFO

NA NDIQ