6 kandidatë në garë për rektor të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup

Iliria News Agency
Iliria News Agency

2 Maj, 2023

Gjashtë kandidatë janë në garë për rektor të Universitetit “Shën Kiril dhe Metodi” në Shkup. Zgjedhjet për të parin e këtij universiteti më të vjetër në vend do të mbahen më 30 maj, përcjell INA.

Sipas afatit të konkursit, deri sot e martë janë pranuar gjashtë aplikacione nga profesorë të këtij universiteti për garën për rektor për mandatin 16 shtator 2023 – 15 shtator 2026.

Në garë siç mëson portali Meta janë: dekani i Fakultetit Filozofik prof.dr. Ratko Duev, pastaj prof.dr. Goran Ajdinski poashtu nga Fakulteti Filozofik, prof.dr. Hristina Spasevska prorektore për mësimdhënie dhe profesoreshë nga Fakulteti i Elektroteknikës dhe Teknologjive Informative (FEIT), prof.dr. Dimitar Tashkovski nga FEIT, prof.dr. Atanas Koçov nga Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, si dhe prorektorja aktuale për financa, prof.dr. Biljana Angelova.

Por Komisioni zyrtarisht do të përcaktojë listën e kandidatëve që do të hyjnë në garë, emrat e të cilëve do të publikohen në faqen e internetit të universitetit.

Rektori aktual është prof.dr. Nikolla Jankullovski, i cili këtë pozitë e mbajti për dy mandate.(INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

BALKAN

Maqedonia dhe vendet tjera të Ballkanit në “paradhomën” e BE-së

chollet

Chollet ka biseduar me Vuçiqin, tregon çfarë i ka kërkuar për situatën në Veri

arjanit-hoxha2

Hoxha akzon Mickoskin për diskurs shqiptarofob

tabanoc

Makina me targa serbe përfshihet nga flakët në Tabanoc

mexhiti-grupi-zjarrit

Edhe fraksioni i BDI-së festë paralele për 21 vjetorin

bujar-1

OSBE me 9 hapa për Veriun e Republikës së Kosovës

edi rama

Ultimatumi i Borellit/ Rama: Zgjidhni konfliktin para se BE të zbatojë masa të forta

IMG_1832

Shqiptarja 46-vjeçare bën namin, vjedh 3 milionë euro

ahmeti grubi

Vizita tek babai i Hashim Thaçit në Brojë, Limani akuza Ahmetit dhe Grubit

INFO

NA NDIQ