6 milionë banorë, Shqipëria e Madhe po bëhet ngadalë

0

Në kulmin e debatave për çështjen e kufijve në Kosovë, gazeta më e madhe zvicerane, Blick shkruan se kufijtë mes Kosovës dhe Shqipërisë po zhduken.

Gazeta shkruan se dy vendet me popullsi shqiptare po bashkohen, duke krijuar kështui idenë e Shqipërisë së Madhe.

Për ta ilustruar, gazeta përdor edhe foton e futbollistëve zviceranë, Xhaka dhe Shaqiri, me simbolin e shqiponjës, që për shumëkënd simbolizon Shqipërinë e Madhe.

“Pothuajse pa u vënë re nga të huajt, Shqipëria dhe Kosova, të cilat janë pothuajse të banuara tërësisht nga shqiptarët, po afrohen shumë shpejt. Propozimi për një president të përbashkët u zhduk shumë shpejt, pasi britmat ndërkombëtare e futën në sirtar.

Por krijimi i një autoriteti të përbashkët doganor ka marrë jetë. Edhe heqja e kufijve në janar të vitit 2019 është një ide e frikshme për popujt e tjerë të Ballkanit. Sepse projekti i Shqipërisë Natyrale, që ka fjetur për dekada, sjell pretendime territoriale në zonat ku banojnë shqiptarët”.

Sipas gazetës, bëhet fjalë për bashkimin e 6 milionë shqiptarëve.

“Një shtysë në velat e kësaj ideje e ka dhënë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Ai po kërkon korrigjimin e kufijve, që nënkupton bashkimin e Kosovës me Luginën e Preshevës”.