6 të vdekur nga rrëzimi i avionit ushtarak në Meksikë

Të paktën 6 persona kanë humbur jetën si pasojë e rrëzimit të një avioni ushtarak në Meksikë, transmeton Anadolu. Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes të Meksikës, avioni i llojit Learjet 45 XR i forcave ajrore në orët e mëngjesit është rrëzuar në Xalapa, kryeqyteti i shtetit Veracruz. Në aksident kanë humbur jetën 6 ushtarë, ndërsa nuk u bë i ditur shkaku i rrëzimit të avionit. Sipas lajmeve në mediat lokale, avioni gjatë uljes në aeroport ka dalë jashtë piste dhe ka marrë flakë. Ka filluar hetim në lidhje me aksidentin.