6 vjeçari mbytet në lumin Shkumbin në Tetovë

Një fëmijë gjashtëvjeçar sot humbi jetën në lumin Shkumbin në Tetovë.

Siç raportohet, tragjedia ka ndodhur sot rreth orës 13, kur 6 vjeçari ka rënë në lumin Shkumbin në Tetovë.

Fëmija jetonte në vendbanimin menjëherë pas urës së fundit të këtij lumi, në të ashtuquajturën Rruge industriale ku banesat jane buzë shtratit te lumit.

Ekipet e shpëtimit kanë dal në vendin e ngjarjes, por fatkeqësisht është gjetur trupi i pajetë i fëmijës.(INA)