Një 63 vjeçar nga Dobroshti i Tetovës ka lajmëruar në polici se i është humbur gruaja e cila është në moshën 59 vjeçare.
“Me datë 03.08.2024 në ora 09.30 në DPB-Gostivar personi S.R.(63) nga Dobroshti i Tetovës, ka raportuar se nga data 30.07.2024, nga Vrapçishti i Gostivarit bashkëshortja e tij M.R.(59) nga Dobroshti është larguar në drejtim të panjohur. Po merren masa për gjetjen e personit të larguar”, thuhet në njoftimin e MPB-së.(INA)