64 vjeçari nga Kosova gjendet i vdekur në hotel në Ohër

Më datë 22.05.2022 SPB Ohër kanë marr njoftim se rreth orës 09:00 njoftohet se në një dhomë të një hoteli në Ohër është gjetur një person i vdekur pa shenja dhune.

Nga kontrolli është konstatuar se është R.T (64) nga Mitrovica e Kosovës, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku i Emergjencës. Me urdhër të prokurorit publik në trupin e të ndjerit do të bëhet autopsi.