Deri te Këshilli i Qytetit të Shkupit, kryetarja Danella Arsovska ka dorëzuar propozim që të miratohen 7 milionë denarë ndihmë për Ukrainën në luftën kundër Rusisë, transmeton TV21.
Ky vendim për ndihmë humanitare është shprehje e solidaritetit për qytetarët e Ukrainës që janë prekur nga konflikti ushtarak, njoftojnë nga Qyteti i Shkupit.
“Jetojmë në kohëra turbulente, të ballafaquar me sfida të mëdha. Askush nuk dëshiron konflikte dhe vuajtje, të përpiqemi të ndihmojnë sa të mundemi”, tha Arsovska.
Sot bëhen 8 ditë që kur Rusia pushtoi Ukrainën, e cila rezultoi me pushtimin e Hersonit – si njëri nga qytetet kryesore të Ukrainës./TV21