7 nga Marrëveshja e Prespës: Nënshkrimi që ndryshoi emrin e Maqedonisë

Picture of Ina Online
Ina Online

17/06/2025

Saktësisht shtatë vjet më parë, më 17 qershor 2018, në fshatin Nivici (Psarades) buzë Liqenit të Prespës në anën greke, përfaqësuesit e Maqedonisë dhe Greqisë nënshkruan Marrëveshjen e Prespës, duke i dhënë fund një mosmarrëveshjeje dekadash për çështjen e emrit të Maqedonisë, përcjell INA.

Marrëveshja, e arritur nën kujdesin e Kombeve të Bashkuara, parashikoi që ish-Republika e Maqedonisë të ndryshojë emrin në “Republika e Maqedonisë së Veriut”. Në këmbim, Greqia hoqi veton për anëtarësimin e vendit në NATO dhe mbështeti integrimin e tij euroatlantik, përfshirë njohjen e gjuhës maqedonase dhe të kombësisë.

Ceremonia e nënshkrimit u mbajt në prani të ministrave të Jashtëm të atëhershëm, Nikola Dimitrov dhe Nikos Kotzias, si dhe kryeministrave Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras. Në këtë ngjarje historike morën pjesë edhe ndërmjetësi i OKB-së Matthew Nimetz, ish-komisioneri për zgjerim i BE-së Johannes Hahn dhe ish-shefja e diplomacisë evropiane Federica Mogherini, së bashku me zyrtarë të tjerë ndërkombëtarë dhe përfaqësues nga të dyja vendet.

Nënshkrimi i marrëveshjes shënoi një moment të rëndësishëm në historinë e marrëdhënieve dypalëshe, duke i hapur rrugë intensifikimit të bashkëpunimit politik, ekonomik dhe rajonal mes Shkupit dhe Athinës.

Marrëveshja e Prespës vazhdon të jetë temë e debatit politik në të dyja vendet, ndërsa ndikimi i saj në proceset integruese të Maqedonisë së Veriut mbetet vendimtar.(INA)

TË FUNDIT

Unë jam maqedonase e vërtetë, jo si ata të rremët në Shkup” – Eurodeputetja greke shpërthen: Gjuha që flitet në Shkup është dialekt bullgar

Trump paralajmëron tarifë 50% për mallrat nga Brazili

Memorandum bahskëpunimi mes Komunës së Tetovës dhe IP Parku kombëtar Mali i Sharrit

Kujdes: Erë veriore e fuqishme pritet së shpejti, me shpejtësi mbi 60 km/h

Toshkovski: Ditë shumë e vështirë në përballje me zjarret, për disa kemi dyshime të bazuara se janë shkaktuar nga faktori njeri

PSG për 24 minuta minuta e shemb Realin, në finale ndeshet me Chelsean

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË