7 ushqime që duhet shmangur nëse keni alergji në pranverë

Picture of Iliria News Agency
Iliria News Agency

03/03/2023

Bllokimet e hundëve, rëndimi dhe simptoma të tjera si teshtimat janë të zakonshme për ata që vuajnë nga alergjitë sezonale.

Megjithatë, këto lloj alergjish mund të shkaktohen jo thjesht nga ajri në stinën e pranverës, por edhe nga ushqimet që konsumoni.

Nëse e gjeni veten duke teshtirë, keni sy të përlotur apo hundë që rrjedhin (ose të thata) kur vjen pranvera, atëherë mund të keni nevojë të rregulloni dietën për të mirëpritur diellin e ngrohtë.

Këtu janë shtatë ushqime që është mirë t’i shmangni gjatë periudhës së ardhjes së Pranverës:

1. Domatet

Domatet mund të shkaktojnë reagime alergjike, duke përfshirë një fyt që shpon dhe terr, tharje të gojës dhe kruarje, sy që iu kruhen ose përloten.

Kjo, për shkak se domatet, në mesin e frutave dhe perimeve të tjera, mund të shkaktojnë reagime ndaj barit të polenit në varësi të ndjeshmërisë së individëve.

2. Bananet

Ajo që është përmendur shpesh si “ushqim i përsosur” mund të mos jetë aq e përsosur në qoftë se keni alergji. Disa fruta mund të ndikojnë negativisht duke bërë që njerëzit të jenë të ndjeshëm ndaj farësë së polenit. Bananet janë në listën e atyre që mund të shkaktojnë Sindromin e Alergjisë Orale. Nëse jeni alergjik ndaj saj, simptomat bëhen të dukshme brenda gjysmë ore pas konsumimit të saj.

3. Kosi

Mukusi i tepërt është shpesh një problem që shfaqet me alergjitë sezonale dhe ushqime me bazë qumështin, si kosi, mund ta përkeqësojnë më tej problemin.

Kosi mund të bëjë që mukusi në sistemin tuaj të ntrashet, duke penguar lëvizjen dhe largimin e tij nga trupi juaj. Kur mukusi, i cili është paracaktuar për të pastruar trupin nga substancat e huaja, e ka ngadalësuar lëvizjen e tij, ai nuk i largon alergjenët shpejt ose në mënyrë efektive nga trupi juaj.

4. Kërpudhat

Ju mund të lexoni fjalën “antihistamine” në çdo kuti të ilaçeve për alergjitë dhe të pyesni veten se për çfarë dreqin bëhet fjalë! Histaminat prodhohen nga trupi juaj dhe janë gjithashtu të pranishme në ushqime dhe mund të shkaktojnë reagime të caktuara alergjike, veçanërisht në qoftë se keni ndjeshmëri ndaj mykut.

Kërpudhat, (të cilat vetë janë një lloj myku) mund të rrisin nivelin e histaminës, duke çuar probleme me frymëmarrjen dhe në përgjithësi. Mbase është më mirë që herën tjetër kur të porosisni pizza, ta porosisni pa kërpudha!

5. Birra ose vera

Vera dhe birra po ashtu mund të përkeqësojnë simptomat tuaja alergjike. Nëse vuani nga alergjia sezonale, konsumi i alkoolit mund t’iu bëjë të ndiheni edhe më keq.

Birra dhe vera përmbajnë histaminë, të cilat janë të pranishme për shkak të procesit të fermentimit gjatë prodhimit të pijeve alkoolike. Vera dhe birra në mënyrë të veçantë përmbajnë sulfite, të cilat gjithashtu kanë lidhje me reaksionet alergjike dhe astmën.

6. Ushqimet pikante

Ju sugjerojmë që të qëndroni larg ushqimeve me erëza dhe pikante kur është sezoni i lulëzimit të polenit. Ushqimet pikante nxisin një “derdhje të histaminës”.

7. Ushqimet e papërpunuara

Ushqimet e papërpunuara shkaktojnë më tepër alergji sesa ushqimet e gatuara, për shkak të pesticideve dhe papastërtive të tjera ushqimore.

TË FUNDIT
8 orë
Fronti Europian sërish me akuza ndaj VLEN për pjesëmarrjen në Qeveri
2 ditë
Aksident në rrugën Gostivar-Ohër, automjeti godet një ari
3 javë
Tare flet për të ardhmen e tij
4 javë
Siljanovska nga Vatikani: Nuk do të takohem me presidentin e Bullgarisë
1 muaj
KSHZ shpalli rezultatet e para nga rivotimet, ja si u votua në njësitë 5 dhe 6

ME TE LEXUARA

8 orë
Fronti Europian sërish me akuza ndaj VLEN për pjesëmarrjen në Qeveri

LEXO MË SHUMË

fronti evropian

Fronti Europian sërish me akuza ndaj VLEN për pjesëmarrjen në Qeveri

policia-maqedonise-598x330

Aksident në rrugën Gostivar-Ohër, automjeti godet një ari

igli

Tare flet për të ardhmen e tij

gordana-siljanovska-1392x899

Siljanovska nga Vatikani: Nuk do të takohem me presidentin e Bullgarisë

KSHZ

KSHZ shpalli rezultatet e para nga rivotimet, ja si u votua në njësitë 5 dhe 6

dardha

Humbni peshë duke ngrënë dardha

Kiara tito

Kiara e mbajti 9 muaj në bark, por duket se Luna Mari është kryekëput si babi Luizi! (Foto)

Polici-a-2-750x430

Ky është i riu nga Tetova që vdiq sot duke bërë dush (FOTO)

kuvendi-i-rm-dasdasd-800x445

Përbërja e re parlamentare do të ketë 30 deputetë shqiptarë

INFO

NA NDIQ