7 vite nga anëtarësimi i Kosovës në UEFA

Iliria News Agency
Iliria News Agency

03/05/2023

Më 3 maj të vitit 2016, me 28 vota pro, 24 kundër dhe dy abstenime në kongresin e UEFA-s, Kosova u pranua si anëtare me të drejta të plota në këtë organizatë evropiane të futbollit.

Me anëtarësimin e saj në UEFA, Kosova u bë anëtarja e 55-të asokohe e qeverisë evropiane të futbollit.

Asokohe president i Federatës së Futbollit të Kosovës, legjenda e futbollit tonë, Fadil Vokrri e cilësoi këtë anëtarësim si historik, dhe si një drejtësi të vonuar.

“Një drejtësi e vonuar, por, duke marrë parasysh bllokadat ligjore që i janë paraqitur Kosovës ne arritëm të pranohemi, kjo është një arritur e jashtëzakonshme. Momentet brenda kuvendit të UEFA-as, ishin të vështira për shkak të kahjes që i dhanë kuvendit disa shtete”, tha Vokrri.

Anëtarësimi i Kosovës në UEFA i mundësoi ekipeve të elitës së futbollit kosovar që të jenë pjesëmarrëse në garat evropiane.

Po ashtu, kjo gjë i hapi rrugën Kosovës të anëtarësohet edhe në Federatën Botërore të Futbollit – FIFA, në kongresin e mbajtur më 12 dhe 13 maj në Mexico City.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Liga e Evropes Europa League

Katër ndeshje të tjera emocionuese në “FA Kupën” e Anglisë

mbape real

Mesazhi i Macronit për Mbappen që po bën xhiron e botës: Do na futësh në telashe!

kloop

Lista me 14 lojtarë të Liverpoolit tani janë të lirë për të thyer rregullin e rreptë të Klopp

belingam real madrid

Real Madrid vendos rekord historik në mbrojtje pa dy qendërmbrojtësit dhe portierin kryesor

haland

Erling Haland shënon 5 gola, Man. Siti shpartallon Lutonin

dybala

Shënoi tre gola ndaj Torinos, Dybala: Te Roma shijoj të tashmen, dua të fitoj trofe!

Ilir-Daja-

Ilir Daja vazhdon kontratën me Ballkanin deri në vitin 2026

xhaka-zvicra

Xhaka: Jam shqiptar, me babë, babgjysh e gjak

Mesi ronaldo

Ronaldo apo Messi? Ja si përgjigjet Deco

INFO

NA NDIQ