7 vjeçari shqiptar u mbyt në Kretë, dëshmitari: Kur e gjetëm, zemra i rrihte ende

Picture of ina-online
ina-online

03/06/2024

Nikola rreth 7 vjeç humbi jetën ditën e djeshme, pasi u mbyt në det, ku kishte shkuar për të notuar, pavarësisht paralajmërive të nënës, e cila e ndaloi të hynte në det për shkak të dallgëve të forta.

Ka qenë një banor i zonës që pa vogëlushin në det që qëndronte përmbys pa ndjenja dhe menjëherë ngriti alarmin. Në vendngjarje shkuan edhe banorë të tjerë të fshatit, të cilët e kanë nxjerrë trupin e të miturit nga uji.

Një dëshmitar okular, tha se në momentin që të miturin Nikola e kanë nxjerrë nga deti, atij i rrihte ende zemra.

“Zemra i rrihte ende kur hynë në det për ta nxjerrë jashtë. Zemra e tij po rrihte. Ai kishte humbur ndjenjat dhe për pasojë rrymat e çuan në port”, tha dëshmitari, raportojnë mediat greke.

Mediat lokale në Kretë bëjnë me dije se Nikola i vogël do të varroset në Shqipëri.Mes hidhërimit për humbjen e madhe, familja e të miturit, nxënës i klasës së parë, po haset me probleme për transportin e trupit në Shqipëri për shkak të vështirësive financiare.

Për këtë asrye komuniteti lokal në ishull po mbledh fondet e nevojshme për varrimin e vogëlushit Niko në Shqipëri.

Banorët e zonës tashmë kanë filluar të kontribuojnë, duke treguar mbështetjen e tyre për familjen e të ndjerit.

TË FUNDIT
14 orë
Gjermania ndahet sërish: Harta elektorale tregoi ndarje të thella
17 orë
FOTO/Detaje nga gjykimi për vrasjen e ekonomistes nga Kosova në Zvicër, nëna e saj gati sa nuk rrëzohet
18 orë
Si janë pensionet në Gjermani, sa dhe ku duhet të punoni për një pension të mirë?
1 ditë
Shqiptarja Sabrina Vela nxënësja më e mirë (Valedictorian) në shkollë të mesme, Staten Island
2 ditë
Paralajmërohet ndërprerje e linjës ajrore Shkup-Gjenevë nga 1 nëntori

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

gjermania-780x470

Gjermania ndahet sërish: Harta elektorale tregoi ndarje të thella

drejtesi gjyq

FOTO/Detaje nga gjykimi për vrasjen e ekonomistes nga Kosova në Zvicër, nëna e saj gati sa nuk rrëzohet

euroo

Si janë pensionet në Gjermani, sa dhe ku duhet të punoni për një pension të mirë?

Screenshot_2024-06-11-22-02-33-046_com.facebook.katana-edit

Shqiptarja Sabrina Vela nxënësja më e mirë (Valedictorian) në shkollë të mesme, Staten Island

Aeroporti-i-Shkupit-780x439-1-750x430-1

Paralajmërohet ndërprerje e linjës ajrore Shkup-Gjenevë nga 1 nëntori

Muharrem Salihu

Salihu nuk arriti votat për eurodeputet: Nuk i’a dolëm, por rrugëtimi ynë vazhdon

adnan dibrani

Adnan Dibrani fitoi mandatin e eurodeputetit, shqiptari i dytë në Parlamentin Evropian

arba

Arba Kokalari sërish fiton mandatin e eurodeputetes

Skenderi (majtas) dhe Majlinda Qarri (djathtas) me djalin Kevinin në Caffé Europa 
Foto: Julia Geppert

Familja Qarri me një restorant që ka të bëjë me Bashkimin Evropian

INFO

NA NDIQ