70 ditë të Lulzim Hetemit brenda komunës e larg familjes, ja çka thotë vëllai i tij

Picture of INA
INA

04/08/2023

Teksa po ndërmerren veprime në drejtim të shtensionimit të situatës në veri të vendit, në objektin e komunës së Leposaviqit tash e 70 ditë po qëndron kryetari i zgjedhur, Lulzim Hetemi.

Deri më tani ai nuk është deklaruar për media për qëndrimin e tij në objektin komunal, ndërkohë që familjarë të tij kanë thënë se nga kontaktet që kanë, ai po vazhdon punën me mundësitë e tij.

Por para dy muajsh, Hetemi mëngjeset i zbardhte në fshatin e tij të lindjes, Bistricë.

Më 26 maj ai u nis nga shtëpia e tij për t’u futur në ndërtesën e Komunës së Leposaviqit, ku edhe e mori zyrtarisht detyrën.

As ai, por as familjarët e tij, atë ditë nuk e kishin menduar se nuk do të shihen për më shumë se dy muaj.

“Dikush prej familjes pa e kontaktuar të paktën një herë në ditë nuk bëhet. Ai është mirë dhe po punon në ato mundësitë e tij aty. Edhe gjendja shëndetësore e tij është e mirë. Kushtet elementare i ka, si për nga ushqimi ashtu edhe nga ana higjienike, pasi objekti i përmbush të gjitha kërkesat”, tha Bashkim Hetemi, vëllai i kryetarit të Leposaviqit.

Bashkimi tregon se familja e ngushtë e kryetarit aktualisht jeton në Mitrovicë, për shkak të shkollimit të fëmijëve, teksa shton se mosprezenca e vëllait të tij në shtëpi është një mungesë e madhe për familjen.

“Ndonjëherë janë disa situata që duhet të sakrifikosh. Normal që vërehet mungesa e tij, sepse u bënë që 2 muaj që ai është brenda në objektin e komunës. Fëmijët e tij janë të gjithë në shkollë dhe gjatë procesit mësimor vijojnë mësimin në qytetin e Mitrovicës. Brenda mundësive edhe ne kujdesemi për ta dhe për familjen, por normal që ju mungon”, ka shtuar Bashkim Hetemi.

Ai dhe e gjithë familja Hetemi e presin me padurim rikthimin e tij, por presin që edhe situata në veri të vendit të normalizohet një ditë.

TË FUNDIT
1 ditë
Borrell i zgjat mandatin, Lajçak mbetet edhe disa muaj në pozitën e të dërguarit të BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë
1 ditë
Greqia nis ushtarë në Kosovë në kuadër të KFOR-it
1 ditë
Lidhjet e sekretarit të ri të NATO-s, Mark Ruttes me Kosovën ndër vite
2 ditë
“Ju lutem që kohë pas kohe ta bëni këtë gjë për Kurtin”, Walker lë mesazhin e “fortë” për gazetarët në Prishtinë
2 ditë
25 vjet nga demilitarizimi i UÇK-së në Kosovë, ja marrëveshja që u firmos nga Hashim Thaçi e KFOR në 1999

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Lajcak

Borrell i zgjat mandatin, Lajçak mbetet edhe disa muaj në pozitën e të dërguarit të BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

KFOR KS

Greqia nis ushtarë në Kosovë në kuadër të KFOR-it

Kurti Mark Rutte

Lidhjet e sekretarit të ri të NATO-s, Mark Ruttes me Kosovën ndër vite

william walker uoker kurti

“Ju lutem që kohë pas kohe ta bëni këtë gjë për Kurtin”, Walker lë mesazhin e “fortë” për gazetarët në Prishtinë

uck

25 vjet nga demilitarizimi i UÇK-së në Kosovë, ja marrëveshja që u firmos nga Hashim Thaçi e KFOR në 1999

vucic kurti

Kurti dhe Vuçiq do të takohen në Bruksel më 26 qershor

spanja

Spanja nis procedurat për njohjen e Kosovës

mitrovica-ibri

Serbët e shqiptarët bashkë, mbështesin hapjen e urës së Ibrit

veriu i kosoves policia

“Policia e veriut ka qenë nën komandën e Vuçiqit”/ Eksperti zbulon detaje për veriun

INFO

NA NDIQ