7000 anamalas jetojnë në Staten Island të Nju Jorkut? (video)

0

Shqiptarët përbëjnë 5% të popullisisë në Saten Island në Nju Jork, shumica nga Ulqini, Kraja dhe Ana e Malit.

Gazetari i mirënjohur shqiptar Marin Mema ka realizuar një dokumentar për aktivitetin e shqiptarëve në SHBA, ”Parada shqiptare”. Duke folur për numrin e shqiptarëve nga Ana e Malit në ishullin Saten Island, z. Mema tregon se numri i anamalësve këtu mund të jetë nga 5000 deri në 7000 veta.

Emigrimi i shqiptarëvë nga Mali i Zi në SHBA fillet e veta i ka në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar duke vazhduar gjatë gjithë kohës deri në ditët e sodit. Emigrimi i njerëzve tanë ka pasur periudha kur ka qenë më i lartë por edhe kur ka pasur rënie të vogël të kësaj e gjitha kjo në varësi të rrethanave politike dhe ekonomike në vendlindjen e vet, shkruan Ulqini Online.

Shqiptarët nga Mali i Zi kanë emigruar pothuajse në të gjitha shtetet në SHBA. Por një vend, ishulli Staten Island, e cila është një zonë në New York City, ka një numër të lartë shqiptarëve.

Pjese nga dokumetari i gazetarit Marin Mema që ka të bëjë me përgaditjet e shoqatës Ana e Malit.