72 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

0

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka informuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 72 raste të reja me koronavirus. Sipas qyteteve: Në Shkup – 14, Kumanovë – 21, Tetovë -12, Shtip – 1, Prilep – 9, Strugë – 1, Veles – 1, Manastir – 2, Gostivar – 1, Radovish – 1, Krushevë – 2, Koçan – 7.

Sipas këtyre të dhënave, numri total i të prekurëve nga koronavirusi shkon në 555 raste. Nga Klinika Infektive theksoi se ka ndërruar jetë një 63 vjeçar nga Llabunishta e Strugës. Ndërsa tre pacientë janë liruar, pasi që kanë rezultuar negativ dhe janë shëruar. Në këtë klinikë tani janë të hospitalizuar 74 pacientë, 15 prej të cilëve në gjendje më të rëndë. Numri më i madh i të infektuarve është në Shkup me 234, vijon Kumanova me 114, Dibr 49, Prilepi 33, Tetova 29, Koçani 14, etj. (INA)