Tenori kumanovar Ismet Vejseli shpërblehet në Vjenë me çmimin “Silver Award”

INA
INA

20/09/2023

Tenori Ismet Vejseli i cili vjen nga Kumanova, është shpërblyer me çmimin “Silver Award” në Vjenë të Austrisë për performim maestral.

Në këtë këtë kategori performojnë artistë të njohur nga e gjithë bota, ku Vejseli triumfoi mbi të gjithë.

Në vitin 2021 Ismeti fitoi çmimin e parë në konkursin internacional për këndim në Rusi dhe po në këtë vit, në konkursin për këndim operistik ,,Lazar Jovanoviç” në Beograd të Serbisë ai fiton çmimin e parë.  Ka kënduar në disa nga skenat më të mëdha në botë dhe ka  performuar  në një koncert me orkestrën tradicionale të Moskës. Është ftuar të jetë pjesë e shumë masterklaseve si ai në Berlin,  ku ka  punuar me vokal pedagogen e Operës së Berlinit, Snezhana Nena Brzakoviç.

Ka përfunduar studimet në  Fakultetin e Muzikës në Universitetin  “Shën Kirili dhe Metodi” , në drejtimin e solokëndimit në klasën e sopranos me famë botërore  doc. Ana Durlovska.  Në tetor të vitit 2021 ai pranohet në Akademinë e tenorit Raul Gimenez ,,Barcelona Concertante”  i cili  renditet në 10 tenorët më të mirë në histori./KOHA

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

ali ahmeti tropoje

Grubi: Krenar që jemi të reshtuar krah Liderit të Shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut

ali ahmeti tropoje

Ali Ahmeti mori titullin Qytetar Nderi i Tropojës, Grubi: Krenar që jemi të reshtuar krah liderit të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut

Zejneli redaksia enciklopedia

Rektori i UT-së, Prof. Dr. Jusuf Zejneli i priti në takim anëtarët e redaksisë së posaçme në RMV për hartimin e Enciklopedisë Shqiptare

vrasesit vanja palevski

Palevski ka ikur në Bjellorusi?

Ageler

Ambasadorja Ageler: SHBA-të do të vazhdojnë me sanksionimin e aktorëve të korruptuar!

angjushev koco

Koço Angjushev futet në listën e zezë të SHBA-ve

Validin Ademi

Lëvizja BESA: Rezultatet e “PISA” – BDI me sukses e shkatërroi arsimin (VIDEO)

bfi1

BFI do të bëhet me rezidencë të re luksoze ku do të ketë edhe sallë sportive (FOTO)

ambasada

Ambasada e Gjermanisë në Maqedoni me njoftim të rëndësishëm për shoferët e autobusëve, kamionëve dhe punëtorët e tjerë të kontraktuar

INFO

NA NDIQ