Besart Mehmeti shpallet kampion i Maqedonisë në Karate

Picture of INA
INA

04/11/2023

Për Besartin vlen shprehja e sportistit më të madh në botë Muhamed Ali: Fluturo si flutur dhe thumbo si një bletë. Në tatami ai fluturon si një flutur dhe dhimbjet ja dhuron kundërshtarit si një thumb blete

Muhamer Pajaziti

Besart Mehmeti sot u shpall kampion i Republikës së Maqedonisë në kategorinë -55kg në garat shtetërore të karatesë, njofton agjencia e lajmeve INA.

Ky rezultat vjen pas një serie fitoresh dhe medaljeve të arta në garat e ndryshme vendore dhe ndërkombëtare.

Një vit më parë ai mori medalje të argjendtë në kampionatin ballkanik në Tivar të Malit të Zi.

Ndërsa një rezultat i jashtëzakonshëm ishte edhe ai në turneun botëror të karatesë në Tunizi, ku Besarti mori vendin e dytë, duke sfiduar karateistët më të mirë të botës.

Garuesi i Klubit të Karatesë “Bashkimi 2002” nga Kumanova, Besart Memeti thotë për agjencinë e lajmeve INA se nuk do të ndalet me kaq dhe se ai synon medalje në kampionatin evropian.

Për Besartin vlen shprehja e sportistit më të madh në botë Muhamed Ali: Fluturo si flutur dhe thumbo si një bletë. Në tatami ai fluturon si një flutur dhe dhimbjet ja dhuron kundërshtarit si një thumb blete (INA)

TË FUNDIT

Ndërron jetë shqiptari nga Shkupi, njëri ndër pacientët më jetëgjatë në botë nën terapinë e hemodializës

VLEN mirëpret mërgatën në pikën kufitare të Tabanocit: Nuk jeni mysafirë, jeni pjesë e zemrës sonë

Lamine Yamal nënshkruan historinë me gjyshen përdore!

Nuk fshihen më, Sara Hoxha dhe Erik Fullani të lumtur në plazh

Mexhiti mirëpriti veprimtarin shqiptaro-amerikan Bruno Ceka

Taravari: VLEN si projekt dështoi, kjo qeveri ka kaluar vijat e kuqe duke e larguar vendin nga BE

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË