Mjeku shqiptar nga Kumanova tregon pse iku për Gjermani

INA
INA

07/12/2023

Rexhail Ramadani nga Kumanova e Maqedonisë së Veriut është një nga mantelbardhët që e ka braktisur vendlindjen, për të ushtruar profesionin e mjekut në Gjermani. Ai për Radion Evropa e Lirë ka thënë kohë më parë se nepotizmi, ndërhyrja e politikës në përzgjedhjen e atyre që do të shkojnë në specializim, ishin arsyet kryesore që e detyruan ta braktiste vendin.

“Nuk m’u ofrua një vend pune si mjek, nuk m’u dha mundësia për të specializuar, në shumë konkurse për punësim u eliminova. Kjo përpjekje e imja zgjati pesë-gjashtë vjet, pastaj kam filluar të specializoj për mjekësinë interne privatisht, edhe pse në Maqedoninë e Veriut kjo kushton 8 mijë euro dhe pagesa nga xhepi për mua ishte një shumë tejet e madhe”, thotë Ramadani.

Ai tregon se i duhej që të punonte si profesor në Shkollën e Mesme të Mjekësisë për t’i mbuluar shpenzimet e specializimit.

Lexoni edhe këtë: Shkup: Mjekët kërkojnë kushte më të mira për të parandaluar ikjen e stafit shëndetësor

Ramadani thotë se për këtë arsye, në vitin 2015, vendosi që karrierën e tij si mjek ta ndërtojë në Gjermani, ku, siç thotë, suksesi nuk ka qenë i varur nga mbështetja politike, por aftësitë profesionale që ka treguar me punën si mjek.

“Fillimi ishte i vështirë, pasi duhej ta mësoja mirë gjuhën gjermane, pastaj, si çdo fillim, vjen me një sistem krejtësisht tjetër, pasi sistemi këtu [në Gjermani] funksionon ndryshe dhe duhej të adaptohesha me një dinamikë tjetër të punës. Por, çdo vështirësi i ka dhe benefitet e veta, pasi këtu arrita të avancohem shumë, duke punuar me shumë pacientë. Njëherësh, këtu janë të gjitha metodat e diagnostikimit, pastaj të krijohet mundësi të ndjekësh më shumë seminare dhe kjo të ndihmon që vazhdimisht të avancohesh në profesion”, thotë Ramadani, i cili tash e tetë vjet punon si mjek në Gjermani.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Veshi-750x470

Ju fishkëllojnë veshët? Ja çka tregon kjo për shëndetin tuaj

mjalti

Hojet e bletëve me vlerat më të mira për shëndetin

klinika zhan mitrev

Klinika Zhan Mitrev 24 vjet – 1 milion ekzaminime dhe 400,000 histori suksesi

gripi-sezonal

Ulet numri i të sëmurëve nga gripi në Maqedoni

fruthi

Fruthi po kërcënon edhe Maqedoninë!

ushqim2-707x383-600x360

Ushqimet që duhet me patjetër t’i shmangni në mëngjes, paralajmëron gastroenterologu

pem

Mbron zemrën dhe trurin: Ky është fruti më i shëndetshëm që mund të hani, sipas dietologëve

marramendje semurje vjellje

Ndjeni marramendje? Këtu janë arsyet e mundshme pse bota rrotullohet rreth teje

QUMSHT

Të mirat shëndetësore që vijnë nga produktet e qumështit

INFO

NA NDIQ