74 vjeçari nga Kosova fotografoi kazermën e Tetovës, policia i shqipton kallëzim penal

0

Një i moshuar nga Kosova do të përballet me ligjin në Maqedoni. Ajo që e çoi atë para organeve të drejtësisë është se kishte fotografuar kazermën e Armatës së Maqedonisë në Tetovë, informon INA.

Sektori i punëve të brendshme në Tetovë njoftoi sot se ka dorëzuar padi penale kundër personit me inicialet J.L, 74 vjet nga Kosova për kryerje të veprës “hyrje e paligjshme në objekte ushtarake dhe bërje të skicave dhe vizatimeve të objekteve ushtarake apo mjeteve ushtarake”.

Sipas komunikatës së policisë, kosovari më 9 maj të këtij viti para kazermës në Tetovë nga makina e tij kishte nxjerrë telefonin celular dhe kishte fotografuar dhe kishte bërë edhe një video të shkurtër nga hapësirat e objektit ushtarak. (INA)