Ministrja Gërvalla në takim me diplomatin turk, në fokus bashkëpunimi ekonomik

Picture of INA
INA

01/07/2024

Fuqizimi i bashkëpunimit ekonomik, mbështetja në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, iniciativat e përbashkëta rajonale, bashkëpunimi në siguri dhe mbrojtje, ishin temat në fokus të takimit që Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla pati me Ministrin e Jashtëm të Turqisë, Hakan Fidan, të mbajtur në margjinat e Forumit të Dubrovnikut.

Ministrja Gërvalla dhe Ministri Fidan vlerësuan bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve tona, përfshirë përkrahjen unanime nga deputetët e Turqisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës lidhur me anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës.

Një vlerësim i veçantë u shpreh për angazhimin e Turqisë në kuadër të NATO-s dhe KFOR-it, duke e cilësuar si një përkrahje të drejtpërdrejtë për paqen dhe sigurinë në rajon.

Ministrja Gërvalla veçanërisht mirëpriti rolin konstruktiv të komandantit turk të KFOR-it në Kosovë.

Në kontekst të transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe aspiratës legjitime të Republikës së Kosovës për anëtarësim në NATO, Ministrja Gërvalla mirëpriti vazhdimin e përkrahjes turke për realizimin sa më të shpejtë të këtij synimi.(INA)

TË FUNDIT

Vazhdohet paraburgimi edhe për 2 muaj ndaj Fatmir Shehollit, i dyshuar për spiunazh

Haradinaj: Aleanca konfirmoi fuqinë politike

I mashtrojnë qytetarët në emër të drejtorit për Siguri Publike

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së vazhdon në Hagë, nis dëshmia e Christopher Hill

Arusha e sulmon banorin në Dollnen

Kur do të mbahen zgjedhjet për kryetar të Gostivarit dhe tre komunave tjera, ja kur e parasheh Kodi Zgjedhor

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË