Me moton “Ata janë të gjallë” në Kompleksin memorial në fshatin Sopot të Kumanovës, u përkujtuan viktimat e masakrës së Sopotit të 3 dhe 4 nëntorit të vitit 1944, ku forcat partizane dhe çetnike ekzekutuan 64 banorë, mes të cilëve fëmijë nga mosha 7 vjeçe, të rinj dhe burra.
Në kuadër të manifestimit përkujtimor, pas homazheve pranë varrezave në kompleksin memorial u hap edhe muzeu përkujtimor “Kulla e martirëve”, përcjell INA.
Në këtë ngjarje të rëndësishme të kësaj treve përpos familjarëve ishin edhe mysafirë nga troje të ndryshme, veteranë të UÇK-së, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, Fazli Veliu, Xhevat Bislimi si dhe veprimtarë tjerë.
Para manifestimit ishte organizuar edhe marshi nga Klubi Bjeshkatar “Kumanova” me moton “Ata janë gjallë”, ku ishin pjesëmarrëse shoqëritë bjeshkatare nga gjitha trojet shqiptare, mes tyre edhe kryetari i Bjeshkëtarisë dhe Alpinizmit të Shqipërisë, Artur Guni.
Në fund të manifestimit, Shukri Masurica në cilësinë e organizatorit ndau mirënjohje pë gjithë kontribuesit dhe mbështetësit e këtij manifestimi.(INA)