Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi nëpërmjet mediave paralajmëroi kufizim të marzhës ose ngrirje të çmimit për 100 produkte ushqimore.
“Ministria e Ekonomisë dhe Punës së bashku me Ministrinë e Bujqësisë dhe Ministrinë e Financave ka krijuar një grup pune ku do të parashihen dikund 100 artikuj ushqimorë bazë të cilët do të vendoset ose një marzhë prej 5, 10 ose 15% ose do të ketë ngrirje të çmimit në bazë të kërkesave”, tha Besar Durmishi – Ministër i Ekonomisë dhe Punës.
Besar Durmishi paralajmëron kufizim të marzhës ose ngrirje të çmimit për 100 produkte ushqimore