8 milion euro për rikonstruimin e rrugës Gostivar-Kërçov

0

Rreth tetë milionë euro investojmë në rikonstruimin e aksit rrugor nga Gostivari deri në Kërçovë. Rekonstruimi i kësaj rruge është prioritet i yni sepse është me rëndësi të madhe për këtë pjesë të shtetit duke pasur parasysh se në nivel vjetor kalojnë mbi katër milionë automjete, deklaroi ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski nga Kërçova.

“Gjithsej tetë milionë euro investohen përmes NP për rrugë shtetërore për rekonstruimin e aksit rrugor nga Gostivari deri në Kërçovë. E rekonstruuam rrugën nga Gostivari deri në Kolari dhe në mënyrë shtesë edhe pesë ura. Në tetor të këtij viti filluam edhe me rekonstruimin e kësaj rruge nga Kollari deri në Kërçovë, por për shkak të kushteve të motit kishte vonesa të vogla. Ka filluar asfaltimi intensiv dhe presim që i gjithë projekti të përfundojë deri në fund të qershorit që të mundet që para fillimit të sezonit të mundësojmë vozitje më të mirë në këtë trase”, deklaroi Sugareski, i cili pret realizim të madh të investimeve kapitale këtë vit.

Sipas ministrit, në mënyrë aktive punohet edhe në ndërtimin e autostradës Kërçovë – Ohër, ndërsa këtë vit pritet që NP për rrugë shtetërore të përfundojë me projektimin e fazës së parë nga Kërçova deri në Bukojçani për ndërtimin e autostradës Gostivar-Kërçovë.

“Në përgjithësi fuqishëm jemi të përqendruar për sigurimin e rrjetit cilësor të infrastrukturës gjithkund përgjatë shtetit dhe për atë realizohen përmes një miliardë investimeve”, theksoi Sugareski.