8 milionë euro për NQP-në apo “Hasan Prishtinën”? Murtezani: Nuk ka ridestinim të mjeteve, magjistralja do të bëhet

Picture of ina-online
ina-online

22/08/2024

Fronti Europian dhe Qyteti i Shkupit, pohuan se në takimin mes kryetares së Shkupit, Arsovska dhe kryeministrit Mickoski, ky i fundit ka propozuar që mjetet e parapara për magjistralen “Hasan Prishtina” të ridestinohen për ndërmarrjen publike “NQP Shkup”. Nga Qyteti i Shkupit, thonë se kjo ofertë është absurde sepse Qeveria edhe ashtu ka borxh prej 8 milion eurove ndaj NQP-së, për pagesën e transportit falas për studentët. Megjithatë qeveritarët mohojnë. Ministri për Eurointegrime, Orhan Murtezani, që vjen nga radhët e koalicionit VLEN, në Daily Click tha se bëhet fjalë për një bashkëpunim mes Arsovskës dhe këshilltarëve të Frontit Europian, tek të cilët siç thotë Murtezani, Arovska sheh shpresë për të shpëtuar. Magjistralja “Hasan Prishtina”, thotë se është pjesë e programit qeveritar dhe do të realizohet.

“Informacionin që e kam unë është që nuk është folur as në takimin me kryetaren e Shkupit as në ndonjë seancë të qeverisë. Pse zonja Arsovska futet në këso aventura t’u jep kështu të shprehem me termet e futbollit, penallti Frontit Europian, është përshkak matematikave të saja në Këshillin e Qytetit të Shkupit. Përshkak se në këshilltarët e Frontit sheh si një fije kashte për t’u kapur për të shpëtuar përshkak se e shohim ne të gjithë se për fat të keq se po fundoset ajo bashkë me qytetin, bashkë me këshillin e qytetit të Shkupit, bashkë me të gjithë ne si qytetarë të Shkupit”, tha Orhan Murtezani – ministër për Eurointegrime.

Pyetëm edhe kryeministrin Mickoski për pohimet e FE-së dhe Qytetit të Shkupit.

“Këtu është edhe ministrja e arsimit mundet edhe ajo t’u jep përgjigje. Nuk është pikërisht ashtu siç u kumtua nga Arsovska në opinion”, tha Hristijan Mickoski, kryeministër.

Se për çfarë mjetesh bëhet fjalë, pyetëm vet ministren e arsimit, Vesna Janevska. Ajo habitet se si Qyteti i Shkupit mund të kërkojë borxh kur nuk ka bazë. Pohon se për transport falas për studentët, nuk ka marrëveshje as me Qytetin e Shkupit e as me NQP Shkup.

“Është e vërtetë se në Ministrinë e Arsimit arritën fatura për shuma të mëdha e për të cilat Qyteti i Shkupit pohon se ne jemi të detyruar t’i paguajmë përshkak transportit falas të studentëve. Ne marrëveshje as me NQP-në e as me Qytetin e Shkupit nuk kemi. Unë si ministre nuk kam bazë pse duhet t’i paguajë ato mjete. Nëse nuk gjendet një zgjidhje, për këto mjete ne do të duhet të përballemi në gjykatë dhe kjo kështu do të ndodhë”, tha Vesna Janevska, ministre e Arsimit.

Transporti falas për të gjithë studentët pat filluar më 1 janar 2016, në kohën kur me Qeverinë udhëhiqte VMRO-DPMNE, me në krye kryeministrin, Nikolla Gruevski. Në paraqitjen e tij para mediave, pat njoftuar se mjetet do të mbulohen nga Qeveria.

“Qeveria me qëllim që të zbatohet kjo masë do të kryejë pagesë të mjeteve drejt njësive përkatëse të vetëqeverisjes lokale” pati thënë Nikolla Gruevski.

Përndryshe Qyteti i Shkupit, punimet për magjistralen “Hasan Prishtina” ka nisur në vitin 2021 në pjesën te kryqëzimi në Momin Potok. Ajo pjesë duhej të përfundojë për dy vite e gjysmë, e më pas punimet të transferohen duke filluar nga fundi i bulevarit Sllovenia, deri te qarkorja rrugës për në Kosovë. Megjithatë, pasi në krye të Qytetit të Shkupit erdhi Arsovska, këto punime u zvarritën dhe ende kanë mbetur aty ku kanë filluar, te kryqëzimi në Momin Potok. Për magjistralen “Hasan Prishtina”, vitin e kaluar Qeveria ndau 3 milion euro. Zgjerimi i kësaj magjistraleje hasi në shumë pengesa pasi Inspektorati për Urbanizëm dhe komuna e Butelit hasën në shumë uzurpime dhe objekte të ndërtuara pa leje.

TË FUNDIT
2 orë
VLEN: Për fat të keq, pas 33 vitesh hapet çështja e gjuhës shqipe
2 orë
Mickoski uron pavarësinë e vendit
2 orë
Kumanovë, në klasët e para 110 nxënës më pak
2 orë
Zëvendëskryeministri i Parë Izet Mexhiti për vizitë zyrtare në SHBA
3 orë
Ali Ahmeti: Në 33 vjetorin e pavarësisë, shqiptarët po trajtohen si qytetarë të rendit të dytë

ME TE LEXUARA

1 ditë
Të shtëna artilerike për nder të Ditës së Pavarësisë
23 orë
Alfa: Për 4 vite nuk u ndërtuan 12 km autostradë, zyrtarë të BDI-së blenë toka për përfitime financiare
3 orë
Ali Ahmeti: Në 33 vjetorin e pavarësisë, shqiptarët po trajtohen si qytetarë të rendit të dytë
1 ditë
Autostrada Ohër-Kërçovë gati në fund të 2026, ndërsa kishte nisur qysh më 2014
21 orë
Për 10 vjet, Tetova me 10 mijë nxënës më pak! (VIDEO)

LEXO MË SHUMË

vlen llogo

VLEN: Për fat të keq, pas 33 vitesh hapet çështja e gjuhës shqipe

hristijan mickoski

Mickoski uron pavarësinë e vendit

shkolla-nxenes-780x439-1

Kumanovë, në klasët e para 110 nxënës më pak

mexhiti izet

Zëvendëskryeministri i Parë Izet Mexhiti për vizitë zyrtare në SHBA

ali ahmeti

Ali Ahmeti: Në 33 vjetorin e pavarësisë, shqiptarët po trajtohen si qytetarë të rendit të dytë

muhamer pajaziti

Pavarësia e Maqedonisë dhe demokracia e hajnisë

spitali-kovid-tetove

Tre vjet nga zjarri në spitalin modular në Tetovë, me 14 të vdekur dhe dhjetëra të lënduar

IMG_7152

Kërçova përsëri në zi , 15-të vjeçarja ndërron jetë

naser

33 vjet shteti i Maqedonisë së Veriut dhe shqiptarët, prej atëherë kur nisi?!

INFO

NA NDIQ