9 shtatori (ditë e hënë) – Dita e Pavarësisë së Maqedonisë është ditë jopune për të gjithë qytetarët, njoftoi Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë.
8 shtatori është Dita e Pavarësisë, që i bie të dielën, mirëpo për shkak të kësaj, Ministria e Politikave Sociale ka vendosur që ditë feste të jetë 9 shtatori.
Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë uron të gjithë qytetarët me rastin e kësaj feste. Kjo ditë do të shërbejë për shumë qytetarë edhe si vikend i zgjatur. (INA)