8 viktima dhe 421 të infektuar me Covid-19

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut informoi se gjatë 24 orëve të fundit nga 2.900 testime të realizuara 421 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin korona.

Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 395 pacientë të shëruar, ndërkaq 8 pacientë e kanë humbur betejën me Covid-19.