Një tragjedi e madhe tronditi Maqedoninë e Veriut. Një vajzë e mitur është gjetur mbrëmë e mbytur në një pishinë në Banjat e Dibrës afër fshatit Kosovrast i Ulët.
Sipas policisë, mbrëmë rreth orës 20:00 në Sektorin e Punëve të Brendshme në Dibër është raportuar se një person i mbytur është vërejtur në banjat e Dibrës.
Nga MPB thonë se pas kontrollit është konstatuar se bëhet fjalë për një vajzë të mitur nga Gostivari dhe se pas kontrollit mjekësor nuk janë konstatuar gjurmë dhune, pas së cilës prokurori publik ka udhëzuar që trupi i të ndjerit t’i dorëzohet familjes. Informacionet thonë se bëhet fjalë për një vajzë tetëvjeçare e cila ka ndërruar jetë dhe është dërguar në spital dhe mjekët nuk kanë arritur ta shpëtojnë.(INA)