8 vjet nga rasti “Lagja e Trimave” në Kumanovë, nuk u zbulua deri në fund?

Picture of INA
INA

09/05/2023

Në orët e para të mëngjesit të 9 majit të 2015, Kumanova u zgjua nën breshërinë e armëve, pasi që në lagjen e mirënjohur si “Lagja e Trimave” kishte filluar një përleshje e armatosur midis forcave speciale të policisë si dhe një grupi të armatosur i përbërë shumica nga ish-pjesëtarë të UÇK-së.

Incidenti ishte i frikshëm pasi që për dy ditë vendbanimi ishte i rrethuar dhe në përleshjet e zhvilluara humbën jetën 8 pjesëtar të forcave speciale të RMV-së, si dhe në anën tjetër 10 pjesëtarë të grupit të armatosur, ndërsa kishte mbi 40 pjesëtarë të plagosur të forcave të sigurisë.

Edhe pse ka vendim gjyqësor me të cilën janë dënuar grupi i “Kumanovës”, ende nuk është e zbuluar e vërteta – nuk dihen porositësit, është kërkuar hetim ndërkombëtar nga vendi, Kosova, Shqipëria dhe të tjerë, por asgjë nuk është bërë, përcjell INA. Grupi më shumë se gjashtë muaj ka qenë i ndjekur nga shërbimet sekrete të Maqedonisë.

Për ngjarjet në “Lagjen e Trimave” nga muaji shkurt i vitit 2016 pas seancave maratonike, Gjykata Themelore e Shkupit dënoi me gjithsej 746 vjet burg pjesëtarët e grupit të Kumanovës, me akuzën për terrorizëm për ngjarjet e 9 dhe 10 majit të vitit 2015.

Për veprën terrorizëm ishin akuzuar gjithsej 37 persona, prej të cilëve 7 me burg të përjetshëm. Të dënuarit me burgim të përjetshëm janë: Andi Krasniqi, Dem Shehu, Fadil Fejzullahu, Nasuf Zeqiri, Valdet Zekaj, Bek Bajra dhe Fejzulla Rushitovski.

Trembëdhjetë janë dënuar me nga 40 vjet burg: Esat Kafegjolli ,Adrian Bujari,Shefqet Hallaqi, Betim Kabashi, Genti Sefaj, Enver Hoxha-Klajn , Rufki Dogani, Bajram Elshani, Nexhmedin Lika, Lirim Krasniqi, Sevdail Miftari dhe Fatmir Recica.

Përderisa 6 prej 37 të akuzuarve janë dënuar me nga 20 vjet burg.

Të dënuarit me nga 20 vjet burg janë: Fadil Elshani, Lirim Demiri, Hajrush Abdija, Lendrit Rustemaj, Mirsad Qerimi dhe Qenan Hiseini.

Kurse të akuzuarit e tjerët janë dënuar me nga 18 vjet e më poshtë. Ragmi Latifi është dënuar me 18 vjet heqjen lirie, Irfan Lutfiu me 14 vjet, Arsim Bajrami me 13, Musa Pajaziti me 12, Seadudin Abdullahu 14, Elham Arifi me 13 dhe Ebib Alimi me 12 vjet burg.

Shumica e të dënuarve janë shtetas të Kosovës, të cilët edhe llogariten si organizatorë të ngjarjeve në Lagjen e Trimave në Kumanovë.

Lënda më pas shkoi në Gjykatën e Apelit, e cila nuk e ndryshoi vendimin pasi shqyrtoi ankesat e të dënuarve. Po ashtu edhe Gjykata Supreme i ka hedhur poshtë ankesat e të dënuarve si të pabaza dhe e ka konfirmuar aktgjykimin e Apelit. Sipas Ligjit për Procedurë Penale, pala mbrojtëse nuk ka të drejtë ankese ndaj vendimit të Gjykatës Supreme. Sipas kësaj, për të dënuarit janë “mbyllur dyert” për kërkim të drejtësisë brenda Maqedonisë së Veriut, por ata mund të ankohen në Gjykatën Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, përcjell INA.

Qeveria në muajin nëntor para tri vjetëve pranoi të hapet hetimi ndërkombëtar për rastin “Lagjja e Trimave”. Megjithatë në këtë drejtim asgjë nuk ka lëvizur. Së fundi të burgosurit që janë shtetas të Kosovës kanë kërkuar ekstradimin në shtetin e tyre për të vijuar vuajtjen e dënimit. Lidhur me këtë Ministria e Drejtësisë në Maqedoninë e Veriut po vijon plotësimin e procedurave. (INA)

TË FUNDIT

Mexhiti: Jemi në bisedime me deputetët e Frontit

Vendimi për shqipen mund të shtyhet

Osmani: Kosova e hapur të diskutojë me Britaninë për pranimin e migrantëve të refuzuar

Të dielën do të ketë regjim të komunikacionit në qytetin e Shkupit

Mickoski nga Tirana: Kemi arritur marrëveshje me Britaninë, që do të sigurojë cikël investimesh në vlerë të 6 miliardë €

A do të shpenzojë Maqedonia më shumë për mbrojtje? Rubio kërkon nga anëtaret e NATO-s 5% të BPV-së

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË