80-vjetori i holokaustit të hebrenjve të Maqedonisë së Veriut

Iliria News Agency
Iliria News Agency

11 Mars, 2023

Komuniteti hebraik në Maqedoninë e Veriut sot do të shënojë 80 vjet nga deportimi dhe holokausti i 7 mijë e 144 hebrenjve të Maqedonisë së Veriut në kampin e përqendrimit, Treblinka.

Natën midis 10 dhe 11 marsit të vitit 1943 janë arrestuar të gjithë hebrenjtë në Maqedoni dhe janë burgosur në Monopol, sot Kombinati i duhanit, i cili atëherë ishte kamp përqendrimi i përkohshëm.

Më së shumti hebrenj ka pasur nga Manastiri, Shkupi dhe nga Shtipi dhe nga disa familje nga qytetet më të vogla. Sipas evidencës së autoriteteve të atëhershme okupuese bullgare dhe gjermane, janë arrestuar 7.144 hebrenj.

Më 11 mars ishin mbledhur në vagonë për transportin e kafshëve dhe nga Manastiri dhe Shtipi së bashku janë sjellë në Monopolin e Shkupit, ku kanë qëndruar deri në fund të muajit mars në kushte ekstreme të rënda higjienike dhe psikologjike.

Tërë pasuria u ishte marrë, ndërsa ari dhe paratë u janë konfiskuar. Pastaj sërish ishin ngarkuar, midis 80 dhe 120 në një vagon dhe ishin transportuar në Poloninë e atëhershme të okupuar, në kampin e vdekjes Treblinka, ku janë ekzekutuar.

Asnjëri nga të arrestuarit nuk është kthyer.

Në Treblinkë janë vrarë 98 për qind nga komuniteti hebrej në Maqedoninë e Veriut në vitin 1943, që është përqindja më e madhe në botë.

Në përkujtim të hebrenjve të depërtuar të Maqedonisë së Veriut, një delegacion i këtij shteti në vitin 2008 në kampin Treblinka vendosi shenjë me mbishkrimin “Maqedonia”.

Në mars të vitit 2011, në mëhallën hebraike në Shkup, në mënyrë solemne u hap Qendra memoriale e holokaustit të hebrenjve të Maqedonisë. Muzeu është ndërtuar me mjetet e pronave të familjeve të hebraikëve të vrarë të Maqedonisë së Veriut të cilët nuk kanë pasur trashëgimtarë.

Sipas vlerësimeve në Treblinkë janë vrarë rreth 900 mijë njerëz, prej të cilëve mbi 750.000 hebrenj. Viktimat e holokaustit në këtë kamp, i cili ndodhej 100 kilometra në verilindje të Varshavës, ishin vrarë midis muajit korrik të vitit 1942 dhe tetorit të vitit 1943./kp/

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

daniel server

Serwer: Për situatën në veri, SHBA po mbështet 100% Serbinë

Stoltenberg-600x360

Stoltenberg: Dhuna i rrezikon aspiratat euro-atlantike të Kosovës, do të sjellim edhe 700 trupa të tjera

barnatore

Maqedoni/ mungesa e antibiotikëve, mjekët: kjo është e papranueshme

Veton Surroi

Surroi: Porosia e ShBA-së të pranohet dhe të ketë bashkëbisedim rreth saj (VIDEO)

IMG_1703

Kurti për CNN: Nuk do t’ia dorëzoj republikën demokratike milicive fashiste

IMG_1704

Politologu austriak, Bieber: Përmes nëntokës kriminale dhe strukturave të sigurisë Vuçiq kontrollon plotësisht veriun e Kosovës

Jeff_Hovenier

Hovenier: Kriza në veri të Kosovës ishte e panevojshme dhe dëmtoi marrëdhëniet e saj më SHBA-në

veriu kosoves leposaviq

LIVE: NATO-ja dislokon forca shtesë në Kosovë – kjo është lëvizja e fundit nga Lista Serbe!

talat

Xhaferi: Gjuha shqipe do të presë hapjen tjetër të Kushtetutës!

INFO

NA NDIQ