81 raste të reja dhe 12 të shëruar nga Covid-19

Sipas të dhënave të Institutit për Shëndet Publik, në 24 orët e fundit janë bërë 5.315 testime, ndërsa janë regjistruar 81 raste të reja me Kovid-19.

Në po të njëjtën periudhë, janë shëruar 12 pacientë, ndërkaq nuk është regjistruar asnjë viktimë.

Deri më tani në vend janë bërë gjithsej 976.710 testime për Kovid-19.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Kovid në vendin tonë prej fillimit të epidemisë është 156.380, numri i pacientëve të shëruar është 150.362, i të vdekurve 5.493, ndërsa numri i rasteve aktive është 525.