Jam i gatshëm të shkoj te kryeministri Hristijan Mickoski dhe t’ia shpjegoj nevojën për takim liderësh, deklaroi kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, i cili tha se gjatë ditës ose nesër do të kërkojë që të caktohet takimi. Ai theksoi se në atë takim do të kërkojë që të bisedohet për gjendjet në arsim, shëndetësi, gjyqësor, ambientin jetësor si dhe largimin e partizimit dhe politizimit të të gjithë institucioneve. “I pashë reagimet, e pashë edhe përgjigjen e kryeministrit dhe do t’ia arsyetoja këtë plan në mënyrë më të detajuar në takim gjatë ditëve në vijim. Shpresoj se tani kur partitë politike do ta dëgjojnë, me të vërtetë do ta pranojnë atë takim liderësh, por është mirë që së pari të bisedojmë me kryeministrin për këtë, duke pasur parasysh se ai i pari e zgjati dorën dhe i pari u përgjigj se takimi është i pranueshëm”, tha Venko Filipçe, kryetar i LSDM-së. Edhe pse thotë se u jep mbështetje të plotë institucioneve, Filipçe vlerëson se procesi i hetimit po udhëhiqet në mënyrë selektive. Nëse kjo vazhdon, tha si, ata do t’i bashkëngjiten nismës së Frontit Europian për formimin e Komisionit Anketues. “Mbështesim institucionet, le ta udhëheqin hetim, vlerësoj se në këtë fazë kur hetimi ende nuk ka përfunduar, ne ende theksojmë disa gjëra të caktuara për të cilat vlerësojmë se është udhëheqje selektive e drejtësisë, se ajo seri dhe zinxhir i ngjarjeve, siç e quajnë, nuk mund ta ndalet me funksionarët aktual, por të shohim se ku do të shkojë procesi”, shtoi Venko Filipçe, kryetar i LSDM-së. Kryeministri Mickoski përsëriti se është i gatshëm në çdo kohë të bisedojë me Filipçen. “Çështje serioze janë në pyetje dhe ajo që më së paku duhet bërë është estradë në skenë publike. Nëse me të vërtetë ka plan dhe dëshirë për të ndihmuar, qëndroj në dispozicion në çdo kohë, do ta rregullojë orarin tim, në mesnatë – në mesnatë, pas mesnatës, kur të thotë atëherë, për të dëgjuar planin e tij dhe të shohim nëse ai plan mund të zgjidh diçka”, pohoi Hristijan Mickoski, kryeministër. Nga BDI edhe më tej insistojnë që të formohet Komisioni anketues në Kuvend me mbikëqyrje ndërkombëtare. Nga 16 deputetët e FE ku bënë pjesë edhe BDI, është parashtruar nismë për Komisionin Anketues që duhet të hetojë nëse ka qasje selektive në hetimin në Koçan, por sipas procedurave, pas këtij propozimi duhet të qëndrojnë 20 deputet.
Së shpejti takim Filipçe- Mickoski! Kryeministri: Jam i gatshëm edhe në mesnatë të takohem


INA
02/04/2025
TË FUNDIT