84-vjeçari gangster sfidon të rinjtë, po bën namin në Instagram

0

Ky gjysh 84 vjeçar është bërë një prej influencerave më interesantë në instagram, pasi nipi i tii i ndërroi të gjithë garderobën.

Naoya Kudo, nga Akita, Japoni, kaloi një javë të tërë duke hedhur foto e video me gjyshin e tij 84 vjeçar, Slvr Tetsuya, të cilin e vishte në mënyrë trendy.

Prej momentit që hapi Instagram ish mësuesi i kimisë, tashmë në pension, grumbulloi plotë 90 mijë ndjekës, ndërsa historia e tij u bë virale dhe u shpërnda në media të ndryshme online.

Fotot e tij tregojnë se mosha nuk ndikon fare, kur vjen puna tek stili i të veshurit. Ai mban në trup rroba të firmave të famshme si Vetements, Burberry apo Kenzo.