Tashmë nëntë ditë sallat e operacionit në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” nuk funksionojnë, përderisa lista e personave që u duhet ndërhyrje kirurgjike po rritet çdo ditë.
Tani për tani ky problem nuk ka zgjidhje dhe nuk dihet kur do të kthehen në funksion, tregon i pari i Shëndetësisë Ilir Demiri. Ai po pret rezultate nga laboratori i Gjermanisë, ku ka dërguar mostra për cilësinë e gazit, meqë siç tha vendi ynë nuk ka laborator të licencuar që mund të lëshoj leje për cilësi. E deri atëherë sallat do të shërbehen me kompresor të jashtëm.