9 vjeç flinte në stacionin e trenit, sot një nga picierët më të mirë në Itali, 33-vjeçari shqiptar tregon kalvarin e vuajtjeve

Picture of Ina Online
Ina Online

18/01/2025

Endrit Rustemi është një i ri shqiptar, i cili prej vitesh jeton dhe punon në Itali. Endrit Rustemi emigroi me nënën dhe dy motrat e tij në shtetin fqinjë, kur ishte vetëm 9 vjeç dhe sot ai është 33 vjeç dhe një nga picierët më të njohur në Itali.

Sot në ditën botërore të picës, prestigjiozja italiane TGCOM 24 i kushton një artikull të veçantë picierit me origjinë shqiptare, Endrit Rustemi. Ai lindi në Fier në vitin 1991.

33-vjeçari jeton në Brescia, ku dhe është martuar dhe ka dy vajza. Por jeta nuk ka qenë e lehtë, ai në fillim u zhvendos në Milano dhe së bashku me nënën dhe dy motrat flinin në Stacionin e trenit.

Më pas, falë ndërhyrjes së shërbimeve sociale, ai shkon të jetojë në një komunitet të miturish në Brescia, ku rritet dhe edukohet deri në moshën madhore.

Si lindi dashuria për picën?

“Mendoj se ishte e shkruar, ishte fati im, që kur isha i vogël në Shqipëri së bashku me gjyshen time kisha dëshirë të përgatisja brumin me aq sa mundësi kishim, sepse situata ekonomike ishte tepër e vështirë. Dhe menjëherë rashë në dashuri me ato brumëra, ato aroma, të njëjtat që gjeja dhe gjej çdo ditë tek picat. Pastaj më erdhi mundësia, pas 8 vitesh në një komunitet për të mitur për të punuar në një piceri në moshën 17-vjeçare. Një përvojë profesionale që më shënoi përgjithmonë”- tregon Endriti për TGcom24.

TË FUNDIT

Ramadani: Arben Taravari është dhe do të mbetet kryetari legjitim i ASH-së, Gjykata me shtrembërime

Gjykata e Tetovës vendos: Kryetar i Aleancës për Shqiptarët është Ziadin Sela

“Po e shpallin fituese opozitën, por po harrojnë që Kurti i ka nja 4 opsione me e ba qeverinë”

Pas deklaratave të Gjestit në ‘Big Brother VIP Albania’, ky është reagimi i Xhenetës

Në seancë kuvendore do të votohet për anëtarët e rinj të Këshillit të ASHMAA

Sot jepet masa e sigurisë, Veliaj niset drejt Gjykatës së Posaçme

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË