94 % e kosovarëve e kanë marrë pasaportën zvicerane me natyralizim

Picture of ina-online
ina-online

27/01/2024

Zyra Federale e Statistikave ka publikuar këtë javë anketën vjetore strukturore. Ky është sondazhi më i madh i popullsisë dhe strukturës së familjeve, që bëhet në Zvicër, transmeton albinfo.ch.

Shtetësia e dyfishtë ishte ndër çështjet kryesore që ka marrë në trajtim kjo anketë.

Dhe, ajo që është zbuluar është se rreth 20 për qind e popullsisë rezidente zvicerane (1.095 milion njerëz) kishte shtetësi të dyfishtë në vitin 2022.

Nga këta, rreth 65 për qind kanë marrë pasaportën zvicerane përmes natyralizimit dhe 35 për qind kanë marrë nënshtetësinë zvicerane në lindje.

Anketa tregon se dhjetë grupet më të përfaqësuara më së shpeshti kanë marrë nënshtetësinë zvicerane përmes natyralizimit, shkruan watson.ch. Dhe, ajo që ne mund të na interesojë më së shumti është se përmes kësaj rruge janë natyralizuar më së shumti ballkanasit.

Ndërsa fare në krye të listës në këtë pikë janë njerëzit nga Kosova. Ata, në 94 për qind të rasteve kanë marrë pasaportën zvicerane me natyralizim dhe vetëm në 6%, me lindje, transmeton albinfo.ch. Pas kosovarëve vinë shtetasit e Serbisë me 90 për qind dhe ata nga Maqedonia e Veriut të cilët po ashtu në 90 për qind të rasteve janë “zviceranizuar” më vonë, pra jo me lindje. Në vazhdim, me 85% vinë në radhë shtetasi e Turqisë dhe ata të Portugalisë.

Qytetarët e dyfishtë zvicerano-francez janë i vetmi grup që ka marrë nënshtetësinë zvicerane më shpesh në lindje (57 për qind) sesa përmes natyralizimit (43 për qind).

Përqindja e shtetasve të dyfishtë ndryshon në varësi të kantonit. Kështu, në Gjenevë është më e larta me 48 për qind, përcjell albinfo.ch. Kantoni Obwalden ka numrin më të ulët të shtetasve të dyfishtë me vetëm pesë për qind. Në Kantonin e Cyrihut 24.9 % të njerëzve kanë shtetësi të dyfishtë. Ngjashëm është edhe në kantonet tjera të mëdha.

TË FUNDIT
23 orë
Kumanovari Liridon Demiri zgjidhet këshilltar komunal në Evere
1 ditë
A do të hiqet Kindergeld në Gjermani?
2 ditë
Në takim me diasporën në Mynih, Kurti: Çdo përparim që e shihni në Kosovë e ka edhe meritën tuaj (VIDEO)
2 ditë
U kap në 'shtëpi bari' në Londër, shqiptari në gjykatë: Dua të kthehem për t’i dhënë veshkën vëllait!
3 ditë
Suedi: Elena Sadiku shënon historinë, bëhet trajnerja më e re e futbollit e të gjitha kohëve

ME TE LEXUARA

23 orë
Kumanovari Liridon Demiri zgjidhet këshilltar komunal në Evere
1 ditë
A do të hiqet Kindergeld në Gjermani?

LEXO MË SHUMË

liridon demiri

Kumanovari Liridon Demiri zgjidhet këshilltar komunal në Evere

euro

A do të hiqet Kindergeld në Gjermani?

albin kurti

Në takim me diasporën në Mynih, Kurti: Çdo përparim që e shihni në Kosovë e ka edhe meritën tuaj (VIDEO)

polak-drog

U kap në ‘shtëpi bari’ në Londër, shqiptari në gjykatë: Dua të kthehem për t’i dhënë veshkën vëllait!

Elena Sadiku

Suedi: Elena Sadiku shënon historinë, bëhet trajnerja më e re e futbollit e të gjitha kohëve

londer-policia

I kërkuari për vrasje në Shqipëri, shmang dëbimin nga Britania me Konventën e të Drejtave të Njeriut

camp nou punetor

Sherr masiv mes shqiptarëve dhe rumunëve në “Camp Nou” – dërrasa, çekiçë…!

eu pasport kontrolla be kufi bashkimi evropian pa viza

Shtyhet zbatimi rregullave të reja për qytetarët e Ballkanit për hyrje-dalje në Shengen Zonën

air albania fluturimi aeroporti nene tereza

“Air Albania” braktis qytetarët në aeroportin e Milanos, kompania nuk mban përgjegjësi

INFO

NA NDIQ