A BAN NA AS MOS ME U PRISHË, AS MOS ME U NËNSHTRU?

Iliria News Agency
Iliria News Agency

17 Mars, 2023

Shkëlzen GASHI:

“Ma së pari, e kqyr e ke të drejtë a ajo për me u çu e me lypë Kosovën shtet të pavarun e sovran, edhe me lypë çlirimin e Kosovës prej Serbisë: ke pasë të drejtë. Qekjo asht e para dhe shumë e randësishme.

E dyta, mandej, vjen: a je i gatshëm me sakrifiku për me realizu atë të drejtë apo jo. Edhe me sakrifiku atë që asht ma e shtrejta e që asht jeta. Nëse nuk je, atëherë asht normale që nuk ke me e ba.

Janë dy rryma: bazohesh në faktorin mbrendshëm apo në faktorin e jashtëm.

Unë i takoj rrymës se faktori i mbrendshëm asht shumë ma i randësishëm sesa i jashtmi. I jashtmi e ndihmon të mbrendshmin.
Rryma tjetër thotë faktori i jashtëm asht i randësishëm. Faktori i mbrendshëm nuk vlen kurrgja. Çka të thonë ata, na bajmë.

Unë i takoj kësaj rryme që i mbrendshmi asht i randësishëm. Kur ka vullnet, ka mundësi. Ata kur e shohin që ti je i vendosun për me realizu këtë send, edhe je i gatshëm edhe me vdekë për këtë… qeshtu u ba edhe liria e Kosovës. Liria që e kemi fitu ’99-n.

Me pasë nisë me ba analiza ata që e kanë nisë, 20-30 veta, m’ia kthy pushkën Serbisë, m’ia pasë nisë me ba analizë të raportit të forcave, – ata 100 mijë trupa, na 100 veta – s’e kishin nisë luftën kurrë. Por, për fat të mirë nuk e kanë pasë këtë mendësi. Se, me e pasë pasë këtë mendësi, nuk e kishin nisë luftën kurrë.

Masandej, qysh e kapin këta: nëse je kundër faktorit ndërkombëtar, automatikisht je për prishje. Dmth. në ekstremin tjetër. Nuk ka diçka në mes. A ban na as mos me u prishë, as mos me u nënshtru? Unë mendoj se egziston qekjo.”

Emisioni “Pressing”, 16 mars 2023

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

arjanit-hoxha2

Hoxha akzon Mickoskin për diskurs shqiptarofob

tabanoc

Makina me targa serbe përfshihet nga flakët në Tabanoc

mexhiti-grupi-zjarrit

Edhe fraksioni i BDI-së festë paralele për 21 vjetorin

Screenshot_2023-06-03-18-00-33-680-edit_com.android.chrome

Sveçla: Përpjekjet për destabilizimin e Kosovës nuk kalojnë, Serbia e Rusia nuk kalojnë

Rama-kurti

Rama falënderon BE-në që po i bën presion Kosovës për zgjidhjen e situatës në veri

IMG_1833

Doli i veshur me bluzë të NATO-s, Gashi reagon ndaj Haradinajt – e kritikon ashpër në këtë pjesë

messi

Messi njofton largimin e tij nga PSG

IMG_1832

Shqiptarja 46-vjeçare bën namin, vjedh 3 milionë euro

ahmeti grubi

Vizita tek babai i Hashim Thaçit në Brojë, Limani akuza Ahmetit dhe Grubit

INFO

NA NDIQ