A do e përçajë Rama opozitën? Kryemadhi e vendosur: Koalicion vetëm me …

0

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi gjatë një interviste në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, është shprehur se e ka nisur fushatën elektorale.

Ndërkaq, e pyetur nga gazetari Çim Peka, nëse do arrijë Rama të përçajë opozitën, ajo u përgjigj prerë: që LSI do të bëjë koalicion vetëm me PD.

‘Çimi duhet të kuptoni një gjë. Nuk ka babë e bir, nonë e gocë ta shpëtojë Edi Ramën. Është i mbaruar, sikur asnjëherë tjetër. Më I tupëruar, ata që do ta turpërojnë dhe do ta zhveshin lakuriq edi ramën ashtu sic ka qejf të rrijë do të jenë socialistët e tij’.

Me ndalimin e koalicioneve a do arrijë Edi Rama t’ju përçajë?

Kurrë! Unë po e them që tani. Në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrin, ne LSI kemi koalicion me Partinë Demokratike dhe qeverisja jonë pas zgjedhje të 2021 do të jetë vetëm me partinë demokratike.

Dhe nuk ka për të pasur njeri, bir nëne të lëvizë nga listat e Lëvizjes Socialiste për Integrim apo të Partisë Demokratike apo të kujt do partie tjetër që mund të mendojë Edi Rama që mund t’i blejë. Nuk blen dot. Ka blerë seksin deri më tani por dashurinë nuk e blen dot. Kështu që e ka të mbaruar atë punë.