A do ofrojnë ndonjëherë dorëheqje si Hysni Shaqiri?

INA
INA

30/07/2023

Bekim Qoku

Politikanët shqiptarë të RMV-së bëjnë publicitet dhe ndërtojnë legjitimitet politik me kauza të huaja. Njëherë për Greqinë, pastaj me Serbinë (Ballkani i Hapur) dhe tani me Bullgarinë.

Edhe sa do t’i durojnë shqiptarët e RMV-së, por edhe politika zyrtare në Tiranë dhe Prishtinë, këto tallje të pushtetarëve të papërgjegjshëm shqiptarë?!

Nga premtimi qesharak për “Kryeministrin e parë shqiptar”, këta pushtetarë të papërgjegjshëm tani po shtiren se ofrojnë dorëheqje që bullgarët të hynë në kushtetutën e RMV-së. Me gjithë respektin për bullgarët, por këta janë shqiptarë dhe votat i marrin nga ta, rrjedhimisht edhe premtimet i kanë bërë për realizimin e të drejtave të tyre. Njëherë shqiptarët, pastaj bullgarët, kroatët, çifutët etj.
Jashtë kësaj renditjeje është hipokrizi, papërgjegjshmëri, tradhëti.

Kur do të ofrojnë ndonjëherë dorëheqje për ndonjë çështje elementare që prek kombin e vet, prej të cilit marrin legjitimitetin, si për shembull për gjuhën shqipe, apo edhe për statusin e veteranëve të UÇK-së.

Kur do të ofrojnë dorëheqje për himnin, stemën, flamurin diskriminuese të shtetit që këta pretendojnë që kaq shumë e duan dhe aq më shumë e vjedhin?

A do ofrojnë ndonjëherë dorëheqje si Hysni Shaqiri?

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

MUHAMERI

Zgjedhjet po afrohen, politikanët shfaqen me thesin e babadimrit

gir-geer-euroambasadori

Për barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave

ylli manjani

Amerika dhe amerikanllëqet tona…

Daut Dauti

Planet për vendosjen e hebrenjve në Shqipëri

fejzi hajdari

UDB-a përmend “Kosovën” te incidentet e montuara, për tua hedhur fajin shqiptarëve

Kimete-Berisha

Boll më! Jeni çmendur. Flisni për jetën private të të vdekurit, pa e njohur!

bedri1-804x380-1

Ajdari: Cila është lidhja mes vrasjes së Vanjës dhe vrasjes te Liqeni i Smilkovës?

Zekerija Idrizi

Çohu dhe rebelohu SHQIPTARISHT!

atanas kostovski

Një shqiptar më bëri maqedonas krenar

INFO

NA NDIQ