A do paguaje 17 dollarë në muaj për Facebook dhe Instagram?

INA
INA

18/11/2023

Kush përdor Facebook dhe Instagram në 30 vende evropiane shumë shpejt do të kenë një zgjedhje: Ata mund të bien dakord që të shohin reklama, të cilat Meta ua nxjerr në bazë të historikut të atyre që kanë parë online. Ose mund të heqin qafe reklamat, nëse paguajnë 17 dollarë në muaj.

Për ata që paguajnë, Meta do të vazhdojë të mbledhë të dhëna: postet që pëlqejnë, faqet që vizitojnë, vendndodhjen, si dhe vlerësime për moshën, të ardhurat dhe hobet. Pagesa duket të jetë mënyra e zgjuar (ose cinike e Meta) për të ofruar versionin me pagesë, që pak njerëz do e blejnë, për t’u mbyllur gojën rregullatorëve evropianë, që kanë shtrënguar rregullat për biznesin e Meta. Ju jeni duke lëvizur nëpër faqen e Instagramit tani. A do të paguanit 17 dollarë në muaj për të hequr qafe reklamat që ju dalin?

Njerëzit në rreth 30 vende evropiane së shpejti do ta kenë këtë mundësi, teksa Meta prezanton një abonim të ri për të ndaluar reklamat në Facebook dhe Instagram. Kompania do të vazhdojë të mbledhë mijëra të dhëna për ju, përdoruesit e saj – thjesht nuk do t’i përdorë ato të dhëna për t’ju ofruar reklama. Jeni të interesuar?

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

whatsapp-main-600x360

WhatsApp së shpejti do të mundësojë ndarjen e imazheve dhe videove me kualitet origjinal

meta-logo-1

Meta anulon mundësinë për të biseduar me miqtë nga Facebook në Instagram

Bitcoin

Bitcoin vendos rekord të ri vjetor duke kapërcyer vlerën e 43 mijë dollarëve

Bitcoin

Bitcoin kap vlerën e 41 mijë dollarëve. Pse po rritet pikërisht tani?

iphone- telefon mobil

Shumica nuk i dinë këto gjëra për iPhone

gta6

Rrjedh ‘traileri’ i GTA 6, zbulohen detajet e para

iphone- telefon mobil

Tre këshilla si të zgjidhni smartfonin e duhur Android

Elon Musk X twitter

A mund të falimentojë X (ish-Twitter) nën udhëheqjen e Elon Musk?

chat-gpt

“ChatGPT” festoi ditëlindjen e parë dhe ja si ndryshoi botën brenda një viti

INFO

NA NDIQ