A do takohen liderët shqiptarë sikur Zaevi e Mickovski?

0

Fejzi Ajdari

LIDERSHPI SHQIPTARË TA MËSOJË NGA ZAEV & MICKOVSKI: GATISHMËRINË PËR TU TAKUAR PËR ÇËSHTJE TË MËDHA SHTETËRORE

Nëse nga anashkalimi, gjatë takimit të djeshëm Zaev-Mickovski, faktori shqiptar doli i skuqur e i turpëruar (sipas reagimeve të shqiptarëve) për shkak se me këtë rast u dëshmua se shqiptarët s’kanë potencë e impakt politik për të ndikuar në çështjet e mëdha shtetërore, siç është “Specialja” dhe caktimi i zgjedhjeve, një gjë që mund të thuhet se mundë ta nxjerrin si leksion, është “lehtësia” dhe gatishmëria e Zaevit dhe Mickovskit, për t’u takuar për të tilla gjëra. Zaev dhe Mickovski (më parë edhe Gruevski), gjenin forcë dhe gatishmeri per tu takuar, edhe ne momente kur mes tyre kishte perplasje dhe mosmarreveshje te medha.
Pra, lidershipi politik shqiptarë, duhet ta mësojë leksionin se pavarësisht antagonizmave, diskprepancave, dallimeve, mospajtimeve… partiake, për hir të faktorizimit dhe përfaqësimit politik të interesit shqiptarë në institucionet shtetërore, duhet të gjejnë forcën dhe energjinë (e mençurinë) e nevojshme, për t’u unifikar, dhe për ta marrë përgjegjësinë që ju takon, dhe për të cilën votuesi shqiptarë ua jep votën. Ata një gjë të tillë e kënë borxh qytetarë, moral dhe kombëtarë. Le të më tregojë cilado parti shqiptare, se si mund ta bindësh qytetarin shqiptarë, se dje Zaev dhe Mickovskin nuk i kanë injoruar shqiptarët nga takimi! Ky ishte një zhgënjim i madh për cdo votues shqiptarë, të cilët pavarësisht intereseve partiake, gjejnë mundësinë dhe formën për të shprehur këtë gjithandej. Janë reagimet ato të cilat e dëshmojnë këtë dëshpërim dhe zhgënjim.
Mosrespektimi i faktori politikë në të ardhmen, do të ishte fatal për vetë partitë politike shqiptare, të cilat, së fundmi, fatkeqësisht, në shumë raste sillen në mënyrë absolutiste, pa dashur të dëgjojnë reagimin dhe zërin e shqiptarit, përvec gjatë fushatës elektorale. Kjo sjellje absurde dhe nonshallante e faktorit politik shqiptar, fatkeqesisht, po i bashkangjitet orkestrës së shumë pakënaqësive dhe zhgënjimeve, arsye këto të cilat po e nxisin rininë shqiptare për ta braktisur vendin-vendlindjen.
Si përfundim, nëse partitë shqiptare duan që rinia e tyre të ikë jashtë, le të vazhdojnë turpërisht këtë avaz – të anashkalojnë dhe margjinalizojnë veten, por gjithsesi, të mos krekosen nesër se e mbrojnë dhe përfaqësojnë interesin politikë të shqiptarëve!