A do të bashkëpunojë me Vis Pupën dhe Luiz Ejllin? Si përgjigjet Lorenc Hasrama

INA
INA

09/11/2023

Dy këngëtarët e njohur, Lorenc Hasrama dhe Stiv Boka, ishin një ditë më parë të ftuar në emisionin “Pardon My French”. Që të dy shquhen për bashkëpunimet e tyre të suksesshme në industrinë muzikore.

Gjatë kësaj interviste, Lorenci dhe Stivi kanë folur rreth projekteve të tyre dhe çfarë surprizash të reja kanë përgatitur për dëgjuesit.

Së fundmi, ka qarkulluar një video ku shfaqen dy artistët së bashku me aktorin e njohur Elvis Pupa. Në lidhje me këtë, Lorenci u shpreh nëse ishte një zbulim se midis tyre do të kishte së shpejti një bashkëpunim:

“Ne nuk jemi kurrë kundra bashkëpunimeve të bukura. Puna është të vijë materiali i duhur dhe pse jo. Aq më tepër me Visin. Visi, përveç se është mik e shok i mrekullueshëm, është edhe një artist mjaft i rrallë në Shqipëri”.

Pas përfundimit të eksperiencës së tij në “Big Brother Vip Albania 2” u mendua se do të kishte një bashkëpunim më të ngushtë midis tij, Elvis Pupës dhe Luiz Ejllit si nga ana e krijimit të projekteve muzikore, por edhe nga ana shoqërore. Si është raporti midis tyre sot?

“E vërteta është që ne marrëdhëniet i kemi shumë të mira, por unë mendoj që kemi qenë shumë të zënë. Edhe me Visin flasim, por takohemi mjaft rrallë. E vetmja gjë që nuk na përkon është koha”, tha këngëtari Hasrama.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

luizs

Kiara me barkun e rrumbullakosur, Luizi e krahason me ish-banorin e BB VIP: Je bërë sa…

luizi kiara

Nuse me fat! Kiara krenare për arritjet e Luizit

Luizi Kiara klipi

“Luani që kishte humbur…”/ Luizi bën përshkrimin e veçantë ku dhe Kiara replikon (Foto)

RUDINA

Një mesazh nga Rudina Dembacaj: S’duhet të lejojmë askënd të na vendosë kufijt e nënshtrimit

ronaldo

Vazhdon provat intensive me balerinën, Ronaldo Sharka do të rikthehet në “Dancing with the Stars”?

arbana-osmani-bbv

‘Nuk ka rëndësi kush e ka fajin’, Arbana Osmani reagon mes aludimeve për moderimin e BBV

agron

Agron Llakaj i përgjigjet ftesës për Big Brother VIP

vajza ilirit

Emily Shaqiri, e bija e Ilir Shaqirit, kthehet në idhull për adoleshentët në Netflix

Screenshot_2023-12-07-16-32-05-754_com.android.chrome-edit

Kiara dhe Luizi shkëmbejnë puthje në alpet zvicerane (Video)

INFO

NA NDIQ