Ministri i Financave nga radhët e BDI-së, Fatmir Besimi, ka theksuar se nuk po mendon për kryeministrin e Qeverisë Teknike. Ai thekson se BDI ka shumë zgjidhje kadrore që mund ta bëjnë këtë.
“Personalisht, gjatë kësaj periudhe që jam ministre e Financave në një kohë krize, kam qenë në dijeni të shumë sfidave dhe axhenda ime është shumë e mbingarkuar. Unë nuk mendoj për atë temë. Kur kryetari i BDI-së Ahmeti ta ketë propozimin, opinioni do ta dijë. Për sa i përket zgjidhjeve kadrovike, ka shumë kuadro që mund ta bëjnë këtë. As e kam menduar dhe as e kam konsideruar që në këtë fazë duhet ta kryej atë detyrë. BDI ka kuadro mjaft solide që mund ta kryejnë atë funksion”, tha Besimi për TV24.
Ai theksoi se për momentin preokupimi i tij kryesor dhe fokusi kryesor në këtë periudhë është ballafaqimi me sfidat – propozim buxhetin për vitin 2024.
Sipas Besimit, “çështja e një kryeministri shqiptar nuk është vetëm një premtim parazgjedhor i BDI-së, por një investim thelbësor për ndërtimin e shtetit”.(INA)