A do të caktoj BDI-ja koordinator për Sarajin? Bexheti nuk e përjashton këtë mundësi

Iliria News Agency
Iliria News Agency

10 Mars, 2023

Sekretari organizativ i BDI-së, pjesë e “grupit të zjarrit”, Blerim Bexheti thotë se nuk do të befasohej nëse edhe në këtë degë partia vendosë të caktojë koordinator, siç ndodhi në Çair.

Nuk njeh statuti i BDI-së aso forma të emërimeve të koordinatorëve. Kur fillon të mos respektohet, gjithçka është e mundur dhe nuk do të ishte ndonjë befasi.
-Çfarë mosrespektimi?
-Në statut nuk ka koordinator, ka ushtrues detyre, kryetar dege, që e njeh statuti si kompetencë e kryetarit të partisë. Prandaj them edhe nuk merret vesh kush i bën se, i promovon. Një anëtarë i kabinetit qeveritar që realisht është kompetencë e partisë.

Disa ditë më parë, Bujar Osmani, me mbështetjen edhe të kryetarit të integristëve Ali Ahmeti, u caktua koordinator i aktiviteteve politike në Çair, në një kohë kur dega ka kryetar dege, e që është Izet Mexhiti, një ndër prijësit e të ashtuquajturit Grupi i Zjarrit. Këtë vendim Mexhiti e quan si “dështim” pasi siç u shpreh, Osmani nuk gëzon vullnetin e qytetarëve dhe të strukturës në Çair.

“Ekspert i integrimeve, i punëve të Jashtme, edhe i Shëndetësisë edhe zëdhënës, e në këtë rast edhe i ngarkuar me një situatë ku duhet e tërë partia të përfshihet për të kontribuar se si të vijmë te ndryshimet kushtetuese, se si t’i përmirësojmë raportet me Bullgarinë dhe në këtë situatë t’i lejë krejt këto dhe të vjen të merret me strukturën e të cilën nuk e ka për qejfi se struktura këto funksionarë, d.m.th. një prej vërejtjeve kryesore është që brenda këtyre 3 viteve apo 5 viteve e kanë rëndë t’i takoje diku në Çair, e kanë rëndë qasjen deri tek ato”- deklaroi Izet Mexhiti, nënkryetar i BDI-së.

I ashtuquajturi “grupi i zjarrit”, në krye të të cilit qëndrojnë Izet Mexhiti, Musa Xhaferi, Blerim Bexheti dhe disa eksponentë të tjerë të BDI-së, tashmë një kohë të gjatë kërkojnë largimin e Artan Grubit si zëvendëskryeministër i parë, por edhe të ministrave të tjerë integristë, të cilët i akuzojnë për mosrealizim ose realizim të dobët të projekteve.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

escobar

Escobar: SHBA-ja është përkrahësja më e madhe e Kosovës, po kërkoj vetëm të dëgjohemi

kasami

Kasami: Nuk isha i ftuar në 21 vjetorin e BDI-së! Ali Ahmeti të largohet nga politika (VIDEO)

fitor jakupi

Fitor Jakupi shpall kandidaturën për degën e BDI në Kumanovë

kfori ushtria turke

Forcat komando turke në veri të Kosovës, Spahiu: Ka impakt të rëndë tek serbët

rusia

Plas lufta civile në Rusi? Meçollari: Ushtria ruse dhe Wagner nuk e duan njëra-tjetrën, ka nisur rebelimi

lajcak escobar kurti

Përfundon takimi, Escobar dhe Lajçak 3 kushte për Kurtin

dash-1

Tentuan ta destabilizojnë Ballkanin, SHBA-ja sanksionon shtatë rusë

Pence Mike Pence

Pence kandidon për zgjedhjet presidenciale 2024 në SHBA

mesi-paris

FOTO/Takimi sekret për Messi-n, i ati i yllit argjentinas bisedë me Presidentin Laporta

INFO

NA NDIQ