I pyetur nëse ka ambicie për të kandiduar për president të shtetit, ministri i Punëve të Jashtme, Oliver Spasovski në “Summer Click” në TV21 tha se nuk punon në atë drejtim dhe se angazhimi i tij dhe kontakti i vazhdueshëm me qytetarët bëhet për shkak se ai e ka për detyrë të njëjtën.
“Nuk mendoj unë në këtë drejtim sepse ju thash që të gjitha aktivitetet i bëj për interes të qytetarëve”, tha Spasovski.
Spasovski nuk e mohoi kategorikisht se nuk do të kandidohet, pasi tha se për këtë çështje do të diskutohet në parti.
“Këto janë tema që do t’i hapim në parti dhe për të cilat do të bisedojmë sepse më me rëndësi është që të zgjedhjen personalitete, kandidatë për çfarëdo pozite, të cilët do të kenë mbështetje të gjerë dhe që do të ndihmojnë në fitoren e partisë të cilës i përkas, LSDM-së, të idesë pro-europiane”, deklaroi Spasovski.\TV21