A do të kemi zgjedhje të parakohshme në Maqedoni, ja qëndrimet e partive politike?

Iliria News Agency
Iliria News Agency

07/01/2022

Në Maqedoninë e Veriut po vijojnë debatet se a duhet të shkoj vendi në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Në këtë drejtim më e zëshme është VMRO-DPMNE. Kreu i kësaj partie, Hristijan Mickoski theksoi sot se gjatë këtij viti duhet të ketë zgjedhje të parakohshme.

“Frika në Qeveri është që VMRO-DPMNE do të korrë fitore të madhe në zgjedhje dhe frika tek partnerët e koalicionit është që nuk do të ketë kush ta shantazhojë VMRO-DPMNE-në sepse do të udhëheq me politika që luftojnë krimin dhe korrupsionin”, theksoi Mickoski, duke mos caktuar ndonjë tajming se kur duhet të mbahet zgjedhjet.

 

Nga LSDM vlerësojnë për TV21 se vendit nuk i duhen zgjedhje të parakohshme.

“Qëndrimi ynë për zgjedhje të parakohshme mbetet i pandryshuar. Tani është koha për përgjegjësi, kemi shumicë të qëndrueshme në Kuvend. Në fillim të javës së ardhshme kemi edhe zgjedhje të Qeverisë së re stabile e udhëhequr nga LSDM, me mandat deri në 2024”, thonë nga LSDM.

Edhe në BDI kanë një qëndimt të ngjajshëm.  “Koha është për zgjidhje, jo për zgjedhje. Jemi në finalen e bisedimeve me Sofjen për të zhbllokuar rrugën tonë evropiane si dhe para nënshkrimit të kontratës për ndërtimin e korridorit 8, në mes të krizës energjetike dhe shëndetësore, prandaj këto kërkesa janë joreale dhe joserioze, bëhen nga mungesa e ideve dhe me shprese qe asnjëherë mos te ndodhin sepse ato parti do te përjetojnë dështim edhe me të madh në ato zgjedhje sipas te gjitha sondazheve”, theksuan në BDI.

Ndërkohë opozita shqiptare po ashtu insiston në zgjedhjet të reja, pasi që sipas tyre kjo qeveri nuk ka kredibilitet.

“Ne do të bëjmë çdo veprim të mundshëm për ta rritur pakënaqësinë në mënyrë që ta detyrojmë qeverinë që të shkojmë në zgjedhje të parakohshme, ose këto deputetë ti bindim, që duhet 61-shi minimumi, që të shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Një nga argumentet sapo e thashë, mungesa e legjitimitetit është element i mjaftueshëm që të shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare”, deklaroi kohë më parë, kreu i ASH-së, Ziadin Sela.  Nga Lëvizja Besa pohojnë se opozita shqiptare do të jetë e ardhmja politike dhe se BDI do të pësojë tronditje tektonike. (INA)

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

2e2960a3-c8a2-44b9-b1e2-1a8b2b89134c

Kasami nga Kumanova: Ndryshimi po vjen! VLEN së shpejti do udhëheq Qeverinë dhe të gjitha komunat shqiptare

IMG_1049

Fronti Europian në Prespë/ Ahmeti: Fronti Europian dinë vetëm të fitojë

FB_IMG_1713028144302

Taravari takim në Kumanovë me Shpëtim Pollozhanin: Shumica e të burgosurve politikë në raste të montuara janë shqiptarë

stevo pendarovski

Pendarovski: Nuk ka plan “B” për ndryshimet kushtetuese, vetëm plan “A”

bujar osmani

Osmani: Marrëveshja e Ohrit ma ka mundësuar që të mbërrij të bëhem kryetar i gjysmës së botës!

Arben Taravari VLEN

Taravari: Maqedonia e Veriut prodhuese e sigurisë – BE, SHBA dhe NATO janë aleatët tanë të pazëvendësueshëm

Pançe Toshovski

Toshkovski: Atmosfera parazgjedhore është e qetë dhe pa incidente

mjeke

Anulohet konkursi për punësimin e 1 117 punonjësve shëndetësor

rasti monstra

Rasti “Monstra” do të kërkoj drejtësi në Strasburg

INFO

NA NDIQ