A do të ketë subvencione për hotelierët? Ja çfarë thonë nga Ministria e Ekonomisë

Ministria e Ekonomisë (ME) fillimisht do të pres të shoh rezultatet nga sezoni i sivjetmë turistik, para se të sjell vendim nëse hotelierët duhet të vendosen ose jo në grupin për subvencione nga shteti, kështu u shpreh në “Magazina Ekonomike”, përfaqësuesi i Ministrisë së Ekonomisë, Bekim Haxhiu, shkruan Alsat.

“Fillimisht të shpresojmë se do të kemi një sezon të suksesshëm turistik, ndërsa analizat më pas do të tregojnë nëse do të jenë pjesë e grupeve që do të fitojnë një ndihmë të tillë nga shteti. Për momentin, si Ministri e Ekonomisë, presim që të shohim rezultatet e këtij viti”, deklaroi Bekim Haxhiu, Ministria e Ekonomisë.