A do të ketë tek ne një lidership të vërtetë!

Iliria News Agency
Iliria News Agency

21/03/2023

shkruan Bardhyl Berberi

E gjithë jeta ju kalon njerëzve duke u munduar të bëjnë dicka me vlerë të leri një gjurmë në jetën e tij.

Padyshim një një vend të vecantë në shoqërinë tonë ze personaliteti i një lidershipi që udhëheq shoqërinë drejt suksesit apo drejt një katstrofe.

Kjo fjalë ka një kuptim kompleks, pasi lider mund të jesh si një dietar që udhëheq një shkencë të caktuar, lider mund të jetë një shkrimtar që sjell një vepër arti me vlera të jshtëzakonshme për shoqërinë të cilët krijojnë shije progresive që i shërbejnë të ardhmes, lider padyshim është një politikan që vihet në krye të shoqërisë dhe e udhëheq sipas një mandati të caktuar.

Dhe mbi këto turma njerzish padyshim qëndrojnë personalitete të shquar të cilët janë vënë në krye të këtyre turmave për t`i udhëhequr drejt një të ardhme më të mirë. Por fatkeqësisht shpesh zbulojmë se zgjedhjet janë të manipuluara ,që partitë politike nuk janë demokratike që në qeveri ka korrupsion, zyrtarët janë arrogant. Duhet vetëm një vështrim tangent që të konstaosh një thes me gabime që nga ish liderët komunistë deri tek ata të sotmit.

Shpesh ndeshim ide të helmatisuar që jo vetëm nuk e cojnë shoqërinë drejt progresit por nga ana tjetër sjellin kaos dhe pasiguri. Ndrërrimi I sistemit komunist me atë demokratik ishte jetik për vendin i cili përshpetoj transformimet sociale dhe ju dha kohë disa ish liderve komunistë të inkuadrohen në parti të majta madje të jenë edhe drejtuesë.

Qëndrimi i këtyre liderve në politikë uli efikasitetin e një demokracie funksionale me kapacitet të plotë, por dhe liderët e rinj që u vunë në krye të shtetit demokratik kishin mangësi profesionalizmi politik. Le ta ilustrojmë kët ide me dy burra shteti si Haveli në Ceki apo dr Berisha në Shqipëri vinin nga poste jo politike i pari si dramaturg dhe i dyti si mjek kardiolog ishin si të vetmet zgjidhje të mundëshme të përkrahur edhe nga Perëndimi për të zvëndësuar liderët e inkriminuar komunistë.

Por shoqëria kishte nevojë për ndryshime të thella dhe jo për ndryshime kozmetike. Gjithmon është vënë në dukje raporti i liderit me shtetin. Në shoqërinë pluraliste duhet që një lider të ketë një kufi drejtimi me mandate të parcaktuar ashtu si ndodh në SHBA ku një president mund të udheheqi maksimalisht vetëm dy mandate, por fatkeqësisht kjo nuk ndodh tek ne në Shqipëria ku lideri pasi merr karriken lidhet fort pas saj dhe e quan veten të përjetëshme nuk e njohin institucionin e dorheqjes edhe kur vendi është i zhytur në kaos apo në krizë apo korrupsion apo pas një skandali shtetëror sic ishte ngjarie e Gërdecit apo vrasja e katër njerzëve të thjeshtë në bulevard vetëm pse kishin dalë të protestonin.

Dhe cuditërisht këta shkatarë qëndrojnë ende në krye të partive të tyre apo si deputetë në parlamentin aktual, ku qëndron morali këtij gjesti ?

Fatkeqësisht tek ne forca e karrikes së liderit rrethohet nga një tufë servilësh pranë këtyre liderve të cilët i glorifikojnë këta liderë dhe i pompojnë si të pazvëndësueshmë arrihet deri atje sa të vidhen votat dhe me cdo kosto ky lider të qëndrojë në pushtet. Kjo padyshim është modeli më i keq i një ledershipi që na kujton udhëheqësit e kohës së diktaturës.

Një lider i zgjedhur përfaqëson atë pjesë që I ka zgjedhur pra një pjesë nga e tëra në vend që të jetë drejtues i të gjithë popullit të tij. Kjo padyshim e shtyn liderin jo të zgjedhi atë më të aftin për të cuar institucionin përpara por vendos një militant politik me arsim dhe kulturë të kufizuar. Institucionet shtetërore shpesh kthehen në laboratorë eksperimentalë ku trajnohen ( provohen ) militantët politikë e jo intelektuali më i zoti që ndodhet jashtë këtyre formacioneve politike.

Dështakët dhe të paaftët lulëzojnë dhe drejtojnë nën hijen e liderit politik që padyshim nuk sjell progres por diskrediton administratën shtetërore me këta militant. Një lider bashkohor nuk duhet që të politizojë administratën nëpërmjet politizimit të pushtetit, partia në pushtet nënshtron institucionet nëpërmjet ushtrimit arbitrar të pushtetit.

Jemi dëshmitarë të paralelizmit të veprimtarisë legjislative ,ekzekutive apo administrative në pritje të një vendimi politik nga forumet partiake .Jo rrallë ndodh që bëhet nga lideri personalizimi me shënjtërimi I drejtuesve që zbeh vlerat e këtyre institucioneve duke krijuar idenë se paliderin nuk ka institucione dhe se me largimin e liderit shuhet krejt institucioni duke mënjanuar strukturat organizative.

Rikthimi i liderit në një emblem të vetme të institucionit krijon imazhin e rremë se pas tij nuk ekziston asnjë mundësi reale drejtimi nuk mund të investosh besim dhe nuk do të ketë vazhdimësi! Historia botërore dhe ajo modern dhe bashkohore sidomos ajo me demokraci të konsoliduar dhe të suksesëshme kanë afruar formula në të cilat roli kryesor e ze sistemi institucional me intelektualë të aftë dhe të zotë. Koha e liderve të përjetëshëm duhet të kalojë sa më parë.

Duhet të ketë një shoshë që t`i flaki jashtë .Parfumi mistik i “ heroit “ liderit karizmatik demagogut madhështor i kalorsit të luftrave të shenjta ,janë personazhe të epokës së dominimit dhe në Europën e sotme nuk mund të bëjnë dot karrierë. Pa dashur po flasim vetëm për të meta të një lideri të sotëm se aty ku dhemb dhëmbi thotë populli vete gjuha.

Sinqerisht e dimë se nuk ka në ketë botë asgjë përfekte .As hënë që mbahet si simbol i bukurisë nuk është perfekte po t a shikosh me teleskop shikon kratre të thella dhe duket e shëmtuar ,edhe deti nuk është I përsosur ai shpesh ka dallgë dhe leshterikë, edhe qielli nuk është gjithmon i bukur si një sy fëmije ai shpesh ka re të zeza dhe lëshon rrufe pra në këtë botë nuk ka asgjë perfekte por gjithcka ka dicka special dhe esenciale që e bën tërheqëse. Jo pa qëllim e solla këtë shembull të thjeshtë nuk mund të ketë një lider të përsosrur por një lider duhet të ketë disa piketa të rëndësishme me anën e të cilave duhet të vendosi standarte bashkohore dhe asnjëherë nuk duhet ta preki atë vijën e kuqe që prek ligjin dhe institucionet.

Paprekshmëria e kushtetutës, ruajtja e teritorit të vendit dhe interest e larta të vendit. Historia ka treguar se ka patur liderë psikopatë që e kanë mbytur botën me gjak si Hitleri,Pol Poti, Idi Amin, Sergeant Doe etj. Këta liderë kanë shtypur me pushkë vullnetin e popujve të tyre dhe kanë sulmuar me ushtëri popuj të tjerë duke sjellë fatkeqësi nga mëndjet e tyre të mbrapëshme sic është rasti i nazistëve gjermanë të udhëhequr nga Hitleri.

Këta lloj liderësh reaksionojnë ndaj ligjit dhe rregullit duke u mbështetur tek pjesa më e pakultivuar e shoqërisë anarkiste për të mbjellë idetë e mbrapështa duke ushqyer një opinion të përgjithëshëm kaotik dhe anarkist më pas justifikojnë mos kryerjen e funksioneve kushtetuese për të ushtruar pushtetin me pamundësinë e menaxhimit të vendit të tyre dhe ky realitet kaotik ushqen qëndrimin e tyre në pushtet si zgjidhja më e mirë në këtë kaos.

Por ka dhe shembuj të tjerë me liderë progresivë që në moment kyce të historisë botërore kanë dhënë zgjidhje. Ndërprerja e luftës së ftohtë prishja e murit të Berlinit dhe bashkimi i dy gjermanive padyshim që kanë meritën e vecantë si ish lideri rus i asaj kohe Gorbacovi dhe ai amerikan Xhorxh Bush. Frutet e asaj marrveshje ishin evidente në progresin mbarë botëror.

Por le të zbresim në terrenin tonë. Flitet për dekriminalizim nga të dyja partitë e mëdha se ka në parlament deputetë të njollosur të përfshirë në afera korruptive, e thënë troc para pak ditësh edhe nga ambasada e SHBA. Edhe pse askush nuk e pranon nga masa e gjërë e intelektualëve dhe populli që përfaqsusesit e popullit (deputetët) të zgjidhen me listë ! Kandidat nuk konkurojë përballë njëri tjetrit por vendos lista, mblidhen dy liderë dhe vendosin absurdin që përfaqësusesit e popullit jo të zgjidhen direkt por populli të votojë për një listë që paraqesin dy liderë partish!

Edhe pse opinion i gjërë nuk e pranon këtë skemë ajo funksionon dhe deputetët përfaqësuseit e popullit vendosen me listë dhe cfar na ndodh me këtë listë “Partitë futin në listat e tyre ata” të fortët, të korrroptuarit, tarfikatë droge dhe femrash dhe qëniesh njerzore të cilët ju duhen nëpër fushat për të marrë vota dhe për të kryer manipulime. Kjo është një nga portat kryesore që mund të abuzojnë partitë dhe të sjellish në parlament deputetë trafikatë që bëjnë spktakël para kamerave duke ngritur prangat lart. Me këtë skemë interpretimi shpesh këta liderë e bëjnë realitetin të pashpresë.

Kjo sjell në masën e gjërë të popullit një klimë pesimizmi që të largon nga Europa të zgjat agoninë dhe mbijeton mentaliteti i dështuar. Në përfundim theksojmë se despotizmi dhe nepotizmi i një lideri, mardhëniet korruptive dhe informale me plot anomali në drejtimin e vendit jane fatale. Të drejtosh është art dhe jo kushdo mund të drejtojë dhe të jetë lider, liderët e përjetëshëm janë shembulli më i keq që i ka kthyer ata në diktatorë.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Xhelal Zejneli

SHQIPTARËT DHE ORIENTIMI I TYRE

lumi-vjosa

BERZH i jep Shqipërisë 75 milionë euro kredi për të mbajtur të pastër lumin Vjosa

ksamil saranda

Turizmi vitin e kaluar i solli Shqipërisë mbi 4 miliardë euro

menduh thaci ali ahmeti

Paqja mes BDI-së dhe PDSH

KALOSH-CELIKU

PLAKAT VIJNË PARA PRANVERËS

MUHAMED-HALILI

Të gjitha preambulat e Maqedonisë: si u cunguan të drejtat e shqiptarëve?

dijana toska

Kauza fetare parazgjedhore!

Shaban Murati

Sovranistët e leshit

medai-shaholli

Edhe dy titistë të rinj shqiptarë nga SDSM-ja, kandidatë për deputetë!

INFO

NA NDIQ